Kunati bën gati propozimet për reformën zgjedhore

18 Shtator 2017, 18:50Antena TEMA

Debati për reformën zgjedhore është e vetmja mënyrë që Kunati të shmangë debatet brenda PD.

Për këtë, ai ka propozuar një sërë ndryshimesh radikale, duke i arsyetuar ato me interesin që ka për PD.

E para, ka propozuar ligj të pastër mazhoritar në 100 zona.

Pra, parlamenti të ketë 100 deputetë, dhe ata të zgjidhen direkt nga populli.

Në komentet e tij për levderdinë e këtij sistemi, Kunati shkruan:

“Duke e ulur nga 140 deputetë në 100, ne arrijmë të ngushtojmë ndjeshëm diferencën mes PS dhe PD.

Për shembull, nëse tani diferenca është 74 me 44, pra rreth 30 deputetë, në të ardhmen ajo do të jetë 54 me 34, pra me rreth 20 deputetë.

Pra, me një lëvizje të zgjuar, ne e ngushtojmë në dhjetë deputetë diferencën me PS.

Dhe kjo ka shumë rëndësi.

Nga ana tjetër, nga sondazhet tona, rezulton se njerëzit e kanë shumë bezdi siglën e PD se u kujton Doktorin.

E vetmja mënyrë që njerëzit mos të ndeshen më me siglën e PD, por emrat e deputetëve, është të bëjmë sistem mazhoritar, dhe populli të zgjedhë mes deputetëve dhe jo mes partive.

Kjo na e heq paksa njollën që ka krijuar PD.

Propozimi ynë i dytë është votimi elektronik dhe numërimi elektronik.

Kjo ka leverdi të madhe ekonomike.

Nëse nuk bëhet kjo, ne duhet të paguajmë numëruesit dhe komisionerët në fshatra.

Ata duan miliona lekë, dhe ne nuk kemi.

PS ka, se ka lekët e drogës.

Duke i hequr ata, ne shpëtojmë dhe na bie kostua e fushatës elektorale.

Nëse në këtë fushatë për shembull, shpëtuam nga posterat e reklamat, fushatën tjetër shpëtojmë dhe nga komisionerët, se na plasën buzën duke shkuar nëpër fshatra të gjejmë njerëz për komisionerë.

Leverdia tjetër e madhe është se rezultati del për gjysëm ore në gjithë Shqipërinë dhe ne nuk nxitohemi të bëjmë deklarata të gabuara.

Nëse fitojmë, kjo është fitorja e jonë.

Nëse humbasim, atëhere akuzojmë firmën e Ilir Beqajt, që ka manipuluar softin.

Dhe natyrisht, njerëzit do na besojnë.

Propozimi i tretë është të prishet tradita që kryetari i PD duhet të kandidojë në Kavajë, ku kandidonte Doktori.

Meqë Kavaja ka ndryshuar, duhet të mendojmë të gjejmë një zonë elektorale të sigurt për Lulin, e cila mund të jetë Kukësi, ose Tropoja.

Këtë do ta vendosim në të ardhmen, se është çështje e brendshme e PD.

Doktorin do ta çojmë deputet në Kamëz, se ka dhe rrugë me emrin e tij.

Nga kjo lëvizje shpëtojmë dhe nga LSI, e cila nuk fiton dot me sistem mazhoritar, dhe kështu që jemi të sigurtë që pushteti ndahet mes nesh dhe PS”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje