Pas sherrit që ndodhi në Kryesinë e Partisë Demokratike, Kunati vendosi të marrë masa për dispilinë në mbledhjet e ardhshme, duke ndarë disa grupe pune që do merren me problematika të veçanta.
Grupi kundër Fraksioneve
Në këtë grup , kryetar është Tritan Shehu, nënkryetar Myslim Murrizi.
Të dy këta deputetë kanë përvojë shumëvjeçare në fraksione në parti.
Mbi gjysmën e karrierës së tyre politike ata e kanë shpenzuar jashtë PD, pasi kanë kërkuar të bëjnë fraksione.
Tritani është detyruar të hyjë dhe në dy parti të tjera, veç PD, në fillim në LDSH, pas vitit 1997, pastaj tek PDR. Më në fund ai e kuptoi se të bësh fraksion, apo parti të re, nuk ja vlen, po më mirë është të luftosh kundër tyre në PD .
Për këtë arsye, ai është tani krahu i djathtë i Lulit kundër fraksioneve.
Edhe Murrizi ka përvojë në largimin nga PD dhe kandidimi i tij dy herë kundër PD, me parti të ndryshme, një herë me të Djathtën e Bashkuar, një herë me Legalitetin.
Më në fund dhe ai është rikthyer në PD dhe është kundër fraksioneve.
Në grup do të hyjnë dhe deputetë të tjerë me përvojë të ngjashme.
Grupi kundër fjalës së lirë në Kryesi
Ky grup do kryesohet nga Edi Paloka.
Ky ka përvojë në luftën kundër fjalës së lirë, pasi ka qenë gazetar në gazetën “Rilindja Demokratike” dhe ka pas shok Nehat Kullën.
Është i përshtashëm për këtë punë.
Grupi i mbrojtjes së Fosileve të vjetra
Kryetar i këtij grupi është Jemin Gjana.
Ai është i ngarkuar të mbrojë si monument kulture çdo politikan të vjetër të PD, që është dakord me Lulin.
Edhe pse nuk ka shumë përvojë në fosile, pasi vjen nga ekonomia bujqësore, ai ka përvojën jetësore të tillë, që e përmbush këtë rol.
Në shumë raste në historikun e PD, ai është treguar gjithnjë i gatshëm sa herë dilnin grupe armiqësore, që t’i përjashtonte ata, për të shpëtuar PD.
Atë shpesh e zinte gjumi mbi tavolina, pas betejave të tilla.
Edhe këtë radhë ka dëshmuar vullnet në këtë drejtim dhe meriton të ruhet si ekzemplar në PD.
Grupi i zjarrit
Ky grup do të drejtohet nga Gent Strazimiri.
Grupi ka për detyrë të ekspozojë pistoletën në brez gjatë mbledhjes së Kryesisë, duke bërë sikur i shkohet në banjë, sa herë flasin kundërshtarët e Lulit.
Kur të kthehet sërisht, duhet të pyes: “Ku e kishim fjalën?”
Dhe pas kësaj, të shikohet reagimi i kritikëve.
Nëse ata nuk tremben, të kalohet në skenarin “B”, duke i kërcënuar direkt.
Këto grupe pune do punojnë natë e ditë për të vendosur disiplinën në Kryesi dhe për t’i mbyllur gojën gjithkujt që kërkon të përçajë partinë.
Është dhënë porosi që të ruajnë qetësinë me Jamarbërin, edhe pse mund ta tepërojë ndonjëherë, pasi është akoma situata e paqartë, nëse ai flet nga koka e tij, apo e nxit dikush tjetër.