Kunati harton rregulloren “kundër përgjimit të Lulit”

23 Shtator 2017, 19:07Antena TEMA

Pas ngjarjeve të fundit në Kryesi të PD, Kunati ka nisur hartimin e rregullores “Kundër përgjimit të Lulit.”

Rregullorja parashikon një sërë masash fizike dhe politike, që shmangin përgjimin në mbledhje të Kryesisë në mbledhje të grupit palamentar, si dhe në zyrën e tij.

Ndalimi i celularëve

Gjithë anëtarët e Kryesisë do të dorëzojnë celularët para mbledhjes tek sekretarja e Lulit.

Celularët duhet të jenë të hapur dhe pa kod.

Gjatë kohës që zhvillohet mbledhja, sekretarja është e autorizuar të hetojë historinë e bisedave të anëtarëve të Kryesisë para hyrjes në mbledhje dhe në ditët më parë.

Kjo, për të kuptuar lidhjet që kanë ata me persona jashtë partisë, apo klane brenda partisë.

Në mbledhje, celularët ndalohen rreptësisht dhe nëse gjenden të fshehur, do të dedektohen me një pajisje të veçantë.

Në rast se kapet anëtari i Kryesisë me celular, përjashtohet nga mbledhja dhe gjashtë muaj nuk ka të drejtë të vijë në mbledhje Kryesie.

Ideja që duhen ndaluar valët e celularit nuk është funksionale, pasi gjatë mbledhjes, Lulit do t’i duhet të konsultohet herë pas here me Doktorin dhe nuk mund ta penalizojmë.

Masa më e mirë është mbledhja e celularëve.

Pajisje të tjera përgjuese

Në zyrën e mbledhjeve do të vendoset një pajisje speciale që dedekton çdo pajisje tjetër përgjuese, kamerë e fshehtë apo mikrofon.

Çdo anëtar Kryesie, para se të hyjë, do të kontrollohet me dedektorë.

Femrat do kontrollohen dhe mes këmbëve, tek vëthët, tek varësja dhe kopsat e gjoksit, pasi mund të kenë pajisje që imitojnë kopsa apo varëse.

Burrat do të kontrollohen me imtësi.

Atyre do t’u hiqen varëset (përveç Eminit, se e ka të vjetër), tespijet, ora e dorës dhe aksesorë të tjerë të dyshimtë (përveç Starzos që mund të ketë pistoleë jo përgjuese)

Masa politike

Në mënyrën se si ulen në tryezën e Kryesisë, do të vendosen përballë dhe anash Lulit, njerëz besnikë të tij, që nuk shkaktojnë polemika.

Kundërshtarët e Lulit duhen vendosur në rresht të dytë pas tyre dhe duhen prishur mikrofonat aty ku ulen.

Duhen marrë masa që në administratë të PD, të pastrohet çdo nëpunës që ka lidhje me ta.

Puna që u bë në Kuvend, ku u hoqën dy sekretare që kishin aty nga 20 vjet, ishte ideale, pasi ato ishin të dyshuara se raportonin mbledhjet tek kundërshtarët e Lulit.

Kjo praktikë duhet të vijojë dhe më tej.

I vetmi problem është Abi, i cili i jep gojës shumë në mbledhje, pastaj kur shkon në shtëpi pendohet se i flet Doktori.

Për atë do bisedojmë me Doktorin, që të mos tregojë askund çfarë tha, përveçse tek Doktori.

Për të qenë më të sigurtë, Luli duhet të vazhdojë të mos thotë asgjë, si deri tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje