Qeveria mban premtimet për hapjen e vendeve të reja të punës

7 Tetor 2017, 20:14Antena TEMA

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, qeveria demonstroi sot vendosmërinë e saj për hapje të vendeve të reja të punës.

Duke marrë fjalën në këtë mbledhje, Edi Rama theksoi se ai do të japë i pari shembullin për plotësimin e objektivit për hapjen e 330 mijë vendeve të punës.

“Unë jam i lumtur të deklaroj se brenda një dite, do të realizoj një të mijtën e këtij objektivi, duke emëruar sot 33 zëvendësministra”, tha në fjalën e tij Edi Rama.

Për të qenë luajal me qeverinë e Kosovës, Rama dëshmoi se i ka dhënë një dorë dhe kryeministrit Haradinaj, duke i punësuar tre qytetarë të Kosovës.

Në këtë rast, ata llogariten si të punësuar edhe të Ramës, edhe të Haradinajt.

Në fjalën e tij, Rama foli dhe për aftësitë e zëvendëskryeminstrave dhe detyrat që do të kryejnë në të ardhmen.

Me këtë fuqizim të qeverisë, i bie që secili ministër të ketë afërsisht 3 zëvendësministra, pasi ka 11 ministri dhe 33 zëvendësministra.

Pamvarsishtë kësaj, Rama është ende larg rekordeve të kryeministrit Berisha, i cili arriti të ketë pesë zëvendësministra për një ministri.

Ish- ministri Ruli kur dëgjoi shifrat, u çudit shumë.

-Nuk është e vërtetë që këto emërime shtojnë vendet e punës, tha ai.

Përkundrazi i pakësojnë.

Me këtë ligj që kemi ne, zëvendësministrat kanë për detyrë të bëjnë çfarë u thotë ministri.

Fjala vjen, mund t’i vërë të vizojnë parkimin, të pastrojnë korridoret, ose të lajnë xhamat.

Po qe se bëjnë nga këto punë edhe këta të Ramës, i bie që ka mbyllur vende pune për pastrues dhe punëtorë krahu.

1 komente në “Qeveria mban premtimet për hapjen e vendeve të reja të punës”

  1. opinionist bjond fevzi kaqureli says:

    Shyqyr qe erdhe ne teme more mero dhe kepute kapistren qe te kish lidhur palla3zgerdalla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje