Gjatë takimit në Kaninë, Edi Rama ju drejtua deputetit Fate Velaj, ose siç njihet ndryshe, Fate Velaj Von Kanina.
-Fate, na trego me çfarë kriminelësh ke bashkëpunuar në zgjedhje, që ja dole të fitoje?
-Po zoti kryeministër, tha Fatja.
Me një deri dy kam bashkëpunuar. E nisa punën herët. Takova Kunatin gjashtë muaj para. I thashë keni një talent të madh nga Vlora, që ka bërë shumë lekë.
Vetëm nga shitja e fundit e call center, ka marrë 20 milionë euro.
-Kush është ky, tha, dhe i shkëlqyen sot.
-Gonia, i thashë. Kapeni Gonen, mos e lëshoni se po i vjen vërdallë LSI.
Të gjitha duan t’i marrin lekët, por nxito.
-Më shpëtove, tha, se jemi keq në Vlorë.
Dhe pastaj, siç e ka thënë dhe Luli, gjashtë muaj rresht u mor me Gonen, sa e bindi.
Pastaj kapa Gridën. Kjo është kriminelja e dytë.
-Pse nuk i promovoni këto gratë e biznesmenëve, i thashë.
Ja, keni një grua të mirë biznesmeni, burri ka lekë sa të duash, dhe kështu ndjehet e plotësuar dhe gruaja e tij, si deputete.
-Patjetër, më tha, më thuaj emrin.
-Ja thashë.
Pas ca kohësh, pashë që Grida i kishte realizuar gjithë udhëzimet që i dhashë.
Pastaj kapa prapë Kunatin.
-Dëgjo, i thashë, se ky Edi Rama është i nxituar dhe na e ndoqi këtë Vangjel Dulen.
Ai mbledh shumë vota. Të lutem, vëreni të tretin në listë, që të mblidhni vota se duhet në parlament.
-Ke të drejtë, tha.
Dhe ashtu u bë.
Kur doli lista, u befasova. Kunati kishte bërë çfarë i kisha thënë unë.
-Epo i ke hallall lekët e pallatit, i thashë. Do flas me Ramën, tua japë shpejt.
Ke bërë zgjedhjen e duhur.
Nuk di si e prit Ristani që e le të katërtin. Çfarë i the?
-Me thënë të drejtën u zura ngushtë.
I thashë ishte një aksident. Ai u hutua e nuk më tha gjë.
-Po Dashi i Havasë?
-Dhe ai u mërzit pak, por i thashë që gjithë Vlora do votojë për ty. Meqë je i pesti, do na japë pesë. Aty u kënaq.
-Ja kështu zoti kryeministër. Unë gjeta një kriminel për listën e PD në Vlorë, dhe mi rregulloi ai, të gjitha punët.
Siç e pe vetë, për pak morëm të nëntin, por Kunati më tha mos ma prek Dulen, dhe ja lamë.
Unë them të mos i ndërrojmë këta kriminelë, t’i kemi dhe për zgjedhjet e ardhshme se na duhen.