Kunati i ka sugjeruar Lulit një mënyrë se si të arrijë që gazetarët të mos e pyesin më për t’iu shpjeguar se çfarë ndodh në PD dhe jashtë saj.
Fjala vjen, nëse nuk ka ndonjë shpjegim pse ka vjedhur votat për t’u zgjedhur kryetar, përse nuk ka përgjigje për kritikët e tij, përse bëri paqe me Edi Ramën, përse bën paqe me Ilir Metën, përse ka përmbytje në dimër, përse ka thatësirë në verë, përse ka rënë lindshmëria e grave etj.
-Duhet lidhur çdo gjë me Ramën, të shpëtosh, i tha Kunati.
-Është pak e vështirë, i tha Luli, se jo gjithmonë gjenden shkaqe.
-Shumë e thjeshtë, i tha Kunati.
Duhet të bësh stërvitje me atë ushtrimin për krimbin.
Është historia e atij nxënësit që kishte mësuar vetëm një mësim, dhe që ishte mësimi për krimbin.
Shkon në provim dhe mësuesi e pyet, për stinën e pranverës.
Nxënësi filloi përgjigjen.
Pranvera është një stinë e bukur.
Në maj dalin larvat e krimbave, pastaj nga ato formohen…dhe vazhdoi shpjegimin për krimbin.
-Nuk të pyeta për krimbin, i tha mësuesi, por për pranverën.
Po të jap një tezë tjetër. Na fol për Hënën…
-Hëna është satelitë i tokës.
Kur ka Hënë të plotë, ajo ndriçon shumë dhe është aq e fortë, sa mund të dallosh dhe një krimb që ecën në tokë.
Dhe vazhdoi: Krimbi është një organizëm…
-Prapë për krimbin ti, i tha mësusi?
Po të ndërroj tezë. Na fol për lulet!
Nxënësi filloi prapë.
-Lulet zakonisht njerëzit i përdorin për të zbukuruar shtëpitë.
Për t’i ushqyer, u hidhet pleh, i cili ka zakonisht disa krimba të vegjël…
Krimbi është një …
-Mos, prapë me krimbin!
Atëhere fol për njeriun, i tha mësuesi.
-Njeriu është një specie e zhvilluar, e cila lind, rritet dhe vdes.
Pasi vdes, atë e varrosin në tokë dhe aty e hanë krimbat…
Krimbi është një…
Kjo ja humbi mësuesit durimin dhe ai nxënës shpëtoi, nuk e pyeti më kurrë, i tha Kunati.
Këtë duhet të arrish dhe ti, mos të të pyesin më.
Sapo shohin foshnjat Lulin ne televizor fillojne kendojne Lama Lama Lama sepse R nuk e shqiptojne dot ?