Pas gafës në Kuvend, ku Grida citoi Makivaelin si një filozof nga Lindja e Largët, Kunati i shqetësuar e thirri për t’i tërhequr vëmendjen.
-Herë tjetër kur shkon në Kuvend për të folur dhe për të cituar filozofë, duhet të dish nga janë, i tha Kunati.
Ose më mirë mos i cito fare, thuaji si mendim tëndin, se aty nuk ka lexuar njeri ndonjë filozof.
-Ke të drejtë, tha Grida, por unë kisha një obsesion që kishte të bënte me faktin që duhej të ndërhyja dhe kjo duhej të interceptohej si një dedikim intelektual që do të kishte një efeket sfumues vertikal mbi ashpërsinë e Mulit dhe Strazos, me qëllim që të krijojë një kolorit profilesh dhe të dominonte rezonimi filozofik mbi veprimet fizike….
-E kuptoj, e kuptoj, tha Kunait, por fakti që e çove Makiavelin në Lindjen e Largët, është pak tepërim dhe të tregon më budallaqe se Flamuri.
-Në një farë mënyre ke të drejtë, por unë isha e fokusuar tek citimi i tij.
Citati që unë kisha zgjedhur ishte ky: Fitimtari e cakton fitoren para se të dalë në fushë të betejës. Në fushë të betejës vetëm humbësi lufton për fitoren.
-Po, tha Kunati, e dëgjova.
-Po pra, tha Grida.
Unë e kisha ruajtur këtë citat kur studioja në bibliotekë, se më pëlqejnë shumë citatet, dhe e gjeta kush e ka thënë.
E kisha shkruar dhe emrin në krah.
Pastaj kur e thashë në Kuvend, kjo dukej sikur unë isha me Ramën, pasi ky citat i shkon shumë Ramës, se ai e kishte mbyll fitoren pa dalë në fushatë.
E kuptova që ishte gafë e rëndë kundër Lulit, por nuk e ktheja dot, se më pëlqente shumë citati nga një anë, por dhe nuk kisha citat tjetër çfarë të thosha.
Po të flisja pa citat, dukesha si Muli.
Kështu që vendosa ta them citation, se më pëlqeu, dhe thashë po ngatërroj vendëlindjen e Makiavelit, duke e bërë nga Lindja e Largët.
Kështu, këta kritikët e mi do merren me këtë gafën dhe askush nuk e kupton që problemi qëndron me citatin.
Më mirë të dal injorante dhe me partishmëri, se sa të dal që kam marrë një citat kundër Lulit.
-Kështu po, tha Kunati. Tani të kuptova qartë.
Të thashë që në fillim që nuk është mirë të thuash citate.
Ja, Muli nuk ngatërrohet kurrë.
Të paktën këtë ngulite mirë në mendje, se duhet të jetë nga Lindja e Afërt.
http://www.panorama.com.al/videofjalimi-i-dumes-ne-kuvend-lolita-masakrohet-me-komente-pas-gafes-qe-ben/
?
Mero, degjoje me vemendje se nuk e ben Makiavelin nga Lindja e Largme por thote se nje tjeter nga atje para Makiavelit… Nejse …
Mero ke rene edhe ti te niveli i Grides?!?!?!?!? Citati nuk eshte i Makiavelit. Grida eshte e sakte, qe citati e ka origjinen ne Lindjen e Larget. Ajo nuk ka ngaterruar vendlindjen, origjinen e Makiavelit, por ka ngaterruar autorin e citatit. Autori eshte Sun Tzu, gjenerali dhe strategu i famshme kinez i fundit te shekullit VIdhe fillimit te shek. V para Krishtit. Citati eshte pjese e vepres madhore te Sun tzu-se “Arti i Luftes”. Grida e ka perkthyer mire nga anglishtja kete maksimen e kinezit, ose e ka gjetur te perkthyer mire. Citati ne anglisht eshte: Victorious warriors win first and then go to war, while defeated warriors go to war first and then seek to win