Milaimi u arrestua sot në mesditë në Prishtinë, nën akuzën e organizimit të trafikut të paligjshëm të emigrantëve drejt Gjermanisë. Nën hetim është dhe për lidhje me agresorin ndaj gazetarit Kajtazi, që pat shkruar rreth skandaleve të tij.
Në intervistën e parë nga qelia, Zeka flet për arsyet që e çuan drejt burgut:
“Mu më kanë arrestu pasi i kam dit gjithë gjanat e pista në Kosovë.
Së pari, më kanë arrestu se kam tregu që Gjykata Speciale ka me fillu arrestimet.
E Gjykata Speciale nuk ka dash me dal emrat para saj, e më ka arrest mu.
Pasandaj më kanë arrestu, se kam thënë që krejt polikajtë e Kosovës janë spiuna.
E që të mos dal që janë spiuana më kanë arrestu mu.
Pastaj më kanë arrestu, se kam thënë që do flas dhe do tregoj krejt dallaveret e Luftës.
E që të mos i tregoj, ata më kanë arrestu.
Ju më thoni çfarë është akuza konkrete?
Akuza është banale bre vëlla.
Më akuzojnë me letra, se kam çu 900 e ca kosovarë me punu në Gjermani.
Kjo është fundi e botës..
S’di ca me bë njeriu.
Kosova vend i varfër, njerëz pa punë, qeveria kurrqysh s’ka hap një vend pune, e unë veti dytë i kena gjet 900 vende pune në Gjermani.
Në vend me na falenderu, me na dhënë farë dekoratash a shpërblimi, më hedhin hekurat.
Po unë kurrë nuk bëhena pishman që e kam ba këtë punë.
Po për të mirë të Kosovës e kam ba.
Punë u kam gjet në fund të fundit.
Kam qenë vet gastrbajder në Gjermani, e di çfarë është puna.
Kam shku prej tribunës 1 Majit në Tiranë kur i dhurova karafila xhaxhit Enver e drejt në Gjermani.
E di vëlla që nuk është e lehtë të punosh, por duhet me punu.
E këta kosovarët e leshit që kam çu në Gjermani, s’ua ka mbajt me punu e më kan kallzu mu në polici, a thua unë u garantova që në vend të Merkelit do jenë në punë.
Po punë bre si gjithë dynjaja në të zezë u kam premtu.
Puna e zezë, faqja e bardhë, ka thënë populli.
Në vend me më vlerësu, më dënojnë për këtë.
A, e vërtet është se ata më dënojnë se unë kam paralajmëru prej vitesh që do vij një ditë që do them do gjana të forta.
Sa të kaloj dhe kjo vale, pasha zotin kam me i thane”.