Fevzo zbulon pse u bë nervoz në emisionin me Tahirin

21 Tetor 2017, 19:51Antena TEMA

Pasi arriti të shtyjë ndalimin e arrestimit të Tahirit nga Prokuroria për shkak të emisionit, Fevzo kish premtuar që nuk do ta vendoste Tahirin në pozitë të vështirë.

Por siç u pa gjatë emisionit, në disa raste Fevzo e humbi fare qetësinë dhe filloi të bërtiste.

Pas emisionit, ai ka bërë disa sqarime përse ka ndodhur kjo:

“Është e vërtetë se u bëra disa herë nervoz gjatë emisionit, kur Tahiri përmendte Habilajt.

Është e tmerrshme të dëgjosh që ata kanë makinë luksi.

Unë kam punuar 25 vjet dhe nuk kam akoma një makinë të tillë, siç përmendin ata.

Kjo më bëri të humbas qetësinë.

Pastaj erdhi ajo puna e çorapeve që ata i kanë blerë 320 euro. Kjo është skandal.

Unë maksimumi kam blerë një palë çorape 200 euro, por 320 nuk kam blerë kurrë.

Dhe nuk e kuptoj ku marrin vesh nga moda ata që blejnë çorape të tilla.

Pastaj në një faqe të përgjimeve pashë që ata flisnin për ora të shtrenjta dhe byzylykë për nënën e Tahirit.

Ishte shumë ordinere.

Nga një anë flisnin për orë firmato të shtrenjta, nga ana tjetër për një byzylyk ordiner.

Kjo mi ngriti nervat në qiell dhe u detyrova t’i bërtas Saimirit, përse i lejoni të pasurohen kriminelët.

Është ajo skena ku i them:

-Po pse rrini me kriminelë, pse?

Momenti tjetër kur u bëra nevroz, ishte kur Saimiri tha ç’faj kam unë që më del emri në muhabetet e dy banditëve.

Aty nuk durova dot dhe i thashë se përse nuk më del mua emri, kur ka punë mafioze.

Në moment dikush më dërgoi një sms dhe më thoshte:

“I dashur Fevzi. Ty të ka dalë emri, që ke hedhur në erë gjyqtarin Ikonomi në Vlorë dhe i ke marrë pronat në Gji të Lalzit.”

Kjo është një shpifje e ndyrë.

Kur e pashë që ma përsëritën, më iku truri dhe fillova të bërtas.

Aty e pashë që Saimiri nuk ka faj.

Kur më përflasin dhe mua për vrasje, përfolja e Saimirit nga dy kushërinj nuk është asgjë.

Pra ti je duke bërë një emision serioz dhe dëgjon që disa halabakë kanë para edhe luks, më shumë se ty, dhe të përflasin ty dhe për vrasje.

Kjo më shqetësoi seriozisht ndaj dhe e humba qetësinë.”

4 komente në “Fevzo zbulon pse u bë nervoz në emisionin me Tahirin”

  1. K. F says:

    Fevzo-kolera e Shqiperise!
    Sajmir Tahiri antar i bandes se Shullazit dhe bashkepunetor i trafikanteve te droges dhe armeve!
    Parlamenti i Shqiperise nje mejhane qe Ed Rama i ben mutin sa here ti teket!
    Ne Shqiperi nuk ka as shtet, as demokraci dhe as normalitet!

  2. Agron says:

    Ore Fevzii!?A je korrekt me shtetin ne lidhje me taksat si dhe c’do detyrim qe lind ndaj altivitetot tuaj si bizneen??.Kete duam ne te dim ,pastj bej emisionesi te dush.

  3. Stela says:

    O gazetar trap va fa un culo kam blere corape 200euro te duket pak kur nje pensionist ne shqiperi i merr per dy muaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje