Pas kërkesës urgjente që prokurori HajdarMeta ka marrë për të bërë dosjen e Saimirit, brenda 24 orëve, ai ishte në hall të madh.
E vetmja zgjidhje ishte të merrte përvojë nga e shkuara, se si ja bënte Aranit Çela, që haluçinacionet e shokut Enver për grupe armiqësore, t’i kthente në akuza penale.
Për këtë, vendosi t’i shkruajë shokut Aranit:
“I dashur shefi ynë i vjetër. Shefi i të gjithë shefave.
Jam para një problemi të madh.
Doktorin e kam kushëri dhe më ka bërë nder, pasi më ka bërë prokuror.
Kur isha në Tropojë ja shpërbleva, se nga 72 vrasje që janë bërë në emër të tij, nuk arrestova asnjë njeri.
Tani në Tiranë është puna ndryshe.
Këtu më kanë caktuar të arrestoj Saimir Tahirin, i cili i ka sharrë djalin dhe vajzën Doktorit.
Doktori më thirri dhe ma shpjegoi pak a shumë se si e kishte pare në ëndërr Saimirin.
Sipas Doktorit, ai kishte parë në ëndërr Saimirin, i cili flinte tek shtëpia e Habilajve në Vlorë.
Në mëngjes çoheshin herët, dilnin mbillnin kanbisin.
Ktheheshin në drekë dhe vinte helikopteri merrte Saimirin për mbledhje qeverie.
Në mbrëmje e sillte sërisht helikopteri në Vlorë dhe vazhdonin punën.
Pastaj një herë në dy javë e ngarkonin në kamion dhe e çonin në Itali.
Kur ishin në Itali, Saimiri i jepte kamionit, ndërsa Habilajt e shoqëronin me veturë para- mbrapa, dhe flisnin për Saimirin.
Tani problemi jonë është si ta kthejmë këtë në vepër penale.
Me gjithë këto detaje që na dha nga ëndrra Doktori, duam të dimë se si t’ia bëjmë.
Ju jeni i vetmi njeri që keni përvojë nga kjo punë, pasi ti arrije të zbërtheje ëndrrat e shokut Enver dhe ti bëje realitet.
Ne jemi ende të rinj në këto punë, dhe nuk ja kemi shumë haberin.
Një mënyrë është të bëjmë sikur i kemi dëgjuar nga gazetat dhe ta fusim një here në burg.
Pastaj të dalë si të dalë.
Po na hoqën nga puna, do ta quajmë hakmarrje për Saimirin, po na mbajtën, qyl e kemi.
Sidoqoftë, do na bëje shumë nder të na tregoje se si ja bëje ti në këto raste.
Jo se nuk e bëjmë dot vetë, por kemi bindjen, se ti je i vetmi specialist që i ktheje haluçinacionet e shokut Enver në realitet.
Vetëm duhet ta dish se Doktori ka më shumë fantazi dhe do na hapë më shumë punë.
Me respekt
HajdarMeta dhe shokët e tij”.
Ky HajdarMeta me ngjan:
Kriminel si Azem Hajdari…
Mafioz si Ilir Meta…
Dpni me teper?Te dy keta Hajdari dhe Meta,sherbetore besnike te Sali Berishes,prandaj edhe kjo zhurme, per heqjen e imunitetit,eshte dore e Berishes…i cili po cmendet sa me shume afrohet Vetingu…
Ky edhe mbiemrin e ka sic eshte gjysem k..i
Z.Baze!
Nuk ka nevoje te shkruhet me shume ketej e tutje,per diktatorin Hoxha dhe diktatorin e”moderuar”Berisha
Nje shkrim fantastik.Sa real i sakte e konciz,aq tregues i shtrire ne kohe epokal.I mbarsur me mendim e humor.
I madh fare hahah Araniti denoi dhe Kadri Hazbiun qe e kishte mik te vjeter urdherI I laverit nuk behej dysh