Fevzo arrin të shtyjë shqyrtimin e kërkesës për arrestimin e Tahirit për nesër

19 Tetor 2017, 19:04Antena TEMA

Sot gjatë gjithë ditës Fevzo ka bërë përpjekje serioze për të shmangur shqyrtimin e kërkesës për  arrestimin e Tahirit.

Në mëngjes ka kërkuar të takojë kryeprokurorin, por ai nuk e ka pritur për shkak të ngarkesës.

Atëhere ai i ka çuar një mesazh:

“I nderuar zoti kryeprokuror.

Po të shkruaj në cilësinë e drejtuesit të emisionit që sapo ka festuar 20 vjetorin.

Në festën e 20 vjetorit kanë marrë pjesë kryeministri, presidenti dhe përfaqësues të opozitës, shoqëria civile, shtypi dhe trupi diplomatik në Tiranë.

Ka qenë po ashtu presidenti, kryeministri dhe deputetë e politikanë të Kosovës.

Ishin të pranishëm politikanë, deputetë dhe kryetarë partish nga Maqedonia.

Një vend të veçantë kishin përfaqësuesit e arbëreshëve të Italisë dhe arvanitasve të Greqisë, të cilët ishin aty në respekt të familjes sime, si një nga familjet e mëdha shqiptare, që ka zëvendësuar shuarjen e familjes së Skënderbeut në Shqipëri.

Në 20 vite të punës sonë, emisioni jonë ka qenë gjithnjë pranë ngjarjeve të mëdha që ndodhin në këtë vend.

Ne kemi njoftuar qysh dje, se sonte në mbrëmje, do të kemi të ftuar Saimir Tahirin.

Tani fare papritur mësojmë se ju po përpiqeni ta arrestoni atë.

Lutem kini parasysh se nëse ju do të bëni këtë për të më prishur mua emisionin, do të përballeni me një sërë reagimesh të forta mbarëshqiptare, që kanë të bëjnë me vet historinë e emisionit tim, personalitetin dhe ndjekësit e vet emisionit.

Kam marrë dhjetra emaile dhe mesazhe nga shikues të shqetësuar, që më thonë bëj diçka që kjo të mos ndodhë.

Unë shpresoj se duhet ta dini me kë keni të bëni dhe nuk mund të më prishni mua emisionin.

Shumë njerëz janë të tronditur se si mund të ndodhë ko gjë pa më pyetur mua dhe si mund të injorohet emisioni im, dhe të merrni për bazë prova të sajuara nga italianët, nëse ato nuk provohen në emision.

Nëse keni diçka, ju mund të vini pas emisionit në studio, por kurrsesi nuk mund ta bëni këtë para emisionit.

Në varësi të akuzës që do bëj unë dhe përgjigjeve të tij, ai mund të arrestohet, ose të mbetet i lire, por kurrsesi të arrestohet pa e marrë unë në pyetje.

Jam unë dhe emisioni im, ata që vendosin për drejtësinë në Shqipëri, dhe çfarë duhet të bëhet me personazhet e akuzuar.

Ju nuk mund ta thyeni këtë Kod etik që është më i rëndësishëm se Kodi i procedurës penale.

Në pritje të një përgjigje pozitive, shpresoj të mos tentoni të prishni imazhin e një emisioni 20 vjeçar.”

Pas kësaj, kryeprokurori Llalla u konsultua me Kryesinë e Kuvendit dhe Komisionet e Mandateve, dhe vendosën njëzëri që shqyrtimi i kërkesës për arrestimin e Tahirit të shqyrtohej nesër, për të mos penguar emisionin e Fevzos.

Vetë zoti Llalla i shkroi një ndjesë për shqetësimin që i kishte krijuar gjatë ditës Fevzos, dhe i premtoi se herë tjetër do të jetë korrekt me të.

2 komente në “Fevzo arrin të shtyjë shqyrtimin e kërkesës për arrestimin e Tahirit për nesër”

  1. fevzo allati says:

    Fevzo ka filluar te trashi dhe zerin kohet e fundit.
    Laluci I mutit

  2. K. F says:

    Fevziu, kolera e Shqiperise1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje