Ish- deputeti 3K, ka përshëndetur sot fitoren e gjyqit nga një gazetare që ka pas punuar në televizionin e tij.
Në postimin e tij në shtyp, ish- deputeti 3K i ka bërë thirrje shoqatave të gazetarëve, ta përkujtojnë këtë ngjarje si një fitore e lirisë së shtypit ndaj pushtetit:
“Të nderuar gazetarë!
Në cilësine e pronarit të TV ku ka punuar kolegia juaj, dua t’u shpreh mbështetjen time të thellë ndaj fitores së gjyqit të gazetares që kisha pushuar nga puna.
Sot është dita që ju të protestoni kundër pushtetit, i cili më detyroi mua të hiqja gazetaren nga puna.
Sulmet tuaja mbi pronarët e mediave duhet të pushojnë.
Pronarët janë njerëz hallexhinj, që kanë mbi supe mijëra punë e problem, dhe nuk mund të bëhen përgjegjës edhe për lirinë e shtypit.
Për lirinë e shtypit duhet të kujdeset qeveria, ashtu siç kujdesemi ne, për qeverinë.
Në rastin konkret, ju keni akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, por unë mendoj se duhet ta çoni edhe më lart përgjegjësinë, deri tek kryeministri.
Ata mafiozë më premtuan mua shumë gjëra dhe nuk më dhanë asgjë.
Ndaj ju si gazetarë sa herë që ngeleni pa rroga, sa herë ju heqin nga puna, sa herë ju censurojnë, sa herë nuk ju lënë të shprehni mendimet tuaja në redaksinë ku punoni, protestoni ndaj qeverisë dhe jo ndaj pronarëve, se pronarët janë hallexhinjtë më të mëdhenj sot në shtypin shqiptar.
Mu bë qejfi që dy organizata gazetarësh kanë përkujtuar sot fitoren e gjyqit nga kjo gazetarja, por ata duhet të nxiten të përkujtojnë çdo vit këtë festë.
Bëni kujdes të mos përmendni asnjë emër pronari apo drejtuesi mediash në deklaratat tuaja, pasi ështu dëmtoni punën tuaj, dhe të ardhmen tuaj.
Sa më shumë sulme në adresë të qeverisë, dhe sa më pak përgojim të pronarëve, aq më shumë e kemi të sigurtë që do të kemi një shtyp të lirë.
Unë u përpoqa sa munda t’u jepja shkas të reagonit, duke u hequr kolegen tuaj nga puna dhe jam krenar që ajo e pranoi këtë sakrificë, dhe sot ju shpërbleu.
Edhe në të ardhmen do përpiqem t’u bëj dhurata të tilla.
Jam i vetmi nga pronarët që kam furnizuar kauzën e lirisë së shtypit, me shumë fakte dhe episode, që nga mos pagesa e rrogave e siguracioneve, e deri tek heqjet nga puna.
Por pranvera nuk vjen me një lule.
Duhet të ketë shumë si unë, që të keni mundësi përse të protestoni ndaj… qeverisë.
I juaji, ish- deputeti 3K”.
Hah? Pronaret e gazetave hallexhinj? Nuk kane faj qe detyrohen te pushojne nga puna gazetare?! Cfare cinizmi dhe ironie!
Ky eshte Koço Kokëdhima, Kokëdhija, Kokëzgjebja, Kokëmashtruesi, Kokëkananbisi… I ziu Koço që me vjedhje e mashtrime dokumentash u bë Milioner e Boss Mediash, flet për “Liri Shtypi”, ndërkohë që ka me dhjetra ish-punonjës që nuk janë paguar prej vitesh. Yt pervers e monstër…