Lulzim Basha: Arian Çanit ia ka përgatitur pyetjet Habilaj. Kunatit tim që ka kushëri Alimuçajt, që janë shokë me Habilajt, i kanë dërguar një mesazh, ku i thonë që kemi tre ditë që po përgatisim pyetjet për Ramën tek emisioni i Çanit,. PD distancohet fort nga ky zhvillim dhe i bën thirrje TV Klanit të kontrollojë lidhjet e gazetarëve me krimin.
Monika Kryemadhi: Pyetjet e Arian Çanit i kanë bërë oligarkët. Ata kanë interes që Rama të mos vihet në pozitë të vështirë në emision dhe porosisin pyetje gallate. Gjithë njerëzit e korruptuar kanë interes që Rama të mos ndjehet keq dhe për këtë kanë porositur pyetjet tek Çani. LSI ka qenë dhe do mbetet forca e vete që do luftojë oligarkët dhe njerëzit e korruptuar në këtë vend
Fatmir Mediu: Mendoj se pyetjet e Çanit për Ramën, i ka bërë krimi i organizuar. Unë i njof nga stili ata çunat se njof shumë prej tyre. Ky është fundi. Nuk them që të mos kemi shoqëri me ta, ndonjë drekë a darkë mund ta hamë, ndonjë rrugë jashtë shtetit mund ta bëjmë se njerëz jemi, por jo të na bëjnë dhe pyetje. Ky është fundi i botës.
Vangjel Dule: Dyshoj se pyetjet e Çanit i ka bërë dikush nga fisi i tij, nga ana e babait, nga Mashkullora pasi ishin pyetje antigreke. Po të ishte për Çanin, ai anon më shumë nga gjyshja nga Derviçiani, por pyetjet dominoheshin nga Mashkullora. Nuk e kuptoj këtë Çanin, si ka mundësi ta vënë para kushërinjtë nga ana e babait.
Nard Ndoka. Detyra e gazetarit është të pyesë, detyra e politikanit është të përgjigjet. Kur ka dhe pyetje dhe përgjigje quhet intervistë dhe kur kjo bëhet në TV quhet emision. Kur emisioni ka një qëllim të caktuar quhet mision. Kur misioni arrihet quhet emisioni i suksesëshëm. Kur misioni nuk arrihet, quhet emision i dështuar.
Fevzo: Nuk kam asnjë koment pasi nuk e kam parë emisionin. Sot jam i shqetësuar për vdekjen e Adelës. Ikjet e papritura bëjnë dëme të mëdha. Po ta dija do ndërhyja ta shtynte vdekjen për të martën se kam emision për temat rozë në gazetarinë shqiptare.
Me ate te Blendit e keni prishur humorin
Fevzo bytha eshte prezent ne çdo ngjarrje qe ndodh ne kete vend pasi di çdo gje qe nga kush pallohet, kush dhjet kete moment, kush martohet dhe ne fund me ke foli Edi Rama dhe Viladin Qyrku. Fevzo mos haj m..!
Gazete plere turp te Kete ky injorat qe shkruan Keto budallalliqe te pakten per ate gocen qe iku ne kulmin e jetes te kini respekt po per fat te keq injoranca nuk njeh respekt ptuuuu. race e poshter