Pas daljes së Ramës tek emisioni i Çanit, Fevzo ka bërë një parashikim për humbjen e afërt të Ramës:
“Nga bisedat që kam me disa nga shërbimet sekrete perëndimore, por dhe me qeveritarë të lartë të vendeve perëndimore, përfshi dhe SHBA, e them me bindje të plotë se në javët e ardhshme, do të ketë zhvillime të forta dhe Rama mund të pësojë një humbje të thellë.
Mes të tjerash, kjo vjen dhe nga disa shenja që ai ka dhënë kohët e fundit, sa i takon preferencave të medias.
Të njëjtat shenja ka pas dhe Berisha në vitin 2013.
Ai nuk erdhi në emision tim, po shkoi tek Çani, pasi i thanë që ka më shumë audiencë.
Por dalja në emisione qesharake, siç e kam thënë që atëhere, është shenjë se ai do të humbasë thellë.
Nga ana tjetër, ai nga një anë lufton informalitetin në financa, nga ana tjetër shkon në një studio televizive pa NIPT, e paregjistruar e Çim Pekës.
Kjo tregon se ai nuk e ka seriozisht lufën kundër informalitetit, por do të ndihmojë Zenin të pastrojë paratë.
Por siç e kam thënë dhe më parë, pavarësisht këtyre shenjave, ajo që do ta rrëzojë Edi Ramën, është fakti që ai nuk kupton kush është serioz dhe kush është qesharak në shtyp, dhe kjo pastaj reflekton dhe në vendimarrjen e tij në fusha të tjera.
Njeriu nuk mund të ketë dy personalitete.
Ai sillet njësoj si ndaj shtypit, ashtu dhe ndaj problemeve ekonomike, sociale apo kombëtare të vendit.
Nëse ai mes meje e Çanit zgjedh këtë të fundit, do të thotë që ai t’u çojë sinjal votuesve që të mos e marrin seriozisht për çdo gjë që thotë, se tek Çani e ka thënë.
Pra ai është duke u përpjekur t’i shpëtojë gjykimeve serioze dhe ta kalojë me gallatë qeverisjen, siç kaloi me gallatë fushatën elektorale.
Duke zgjedhur Çanin në vend tim, ai po bën atë që bëri në fushatë elektorale, duke zgjedhur Lulin partner për ta bërë qesharake garën.
Por menjëherë nga pas i plasi bomba.
E njëjta gjë do t’i ndodhë dhe tani.
Unë do përpiqem t’iu mbaj në kontakt për më të rejat e fundit, por disa dosje nga shërbimet sekrete ndërkohë kanë mbërritur dhe po ja kaloj dhe Lulzim Bashës, ndërsa të tjerat po bëhen gati.”
O Fevzo o koke patate ty Ed Rama nuk ta varka. Shko ore Faqezi se ti nuk behesh per Shqiperi.
O Fevzi o koke penisi, po nuk ngordhe ti, nuk lind Lulezimi!
Ju jeni te gjithe tela bakri dhe thjesht Rama tall lesht me ju. Puna juaj tani eshte te gjeni kush percon nxehtesine me pak apo me shume se sa per elektricitetin te gjithe dilni me humbje.
Rama ben mire qe te mos vije tek ju, jeni bere per turp me ato emisionet e tua rutine te epokes se viteve 80 ne itali te bruno vespes, te hiku koha i nderuar, mos i trego dengla publikur, tregoj se nga vijne leket e rrogave te tua te majme, si paguhen taksat e ketyre lekeve, si jane marre koncensionet e firmave te sponsorizojne emisinonn dhe tv ku ju beni pjese, mjaft i hollet balte te vertetave duke na treguar brockulla.