Kunati sqaron prioritetet e luftës së PD

31 Tetor 2017, 20:46Antena TEMA

Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamenar, Kunati përcaktoi dhe prioritetet e luftës së PD në ditët në vijim.

Në një postim për grupin parlamentar Kunati thotë.

“Të nderuar deputetë dhe kryetarë të PD.

Gjatë kësaj jave ne bëmë një betejë kundër Saimir Tahirit dhe Edi Ramës e cila pati rezultatet e veta. Mendoj se nga kjo betejë kemi fituar shumë. Tani mendoj se duhet të fokusohemi tek lufta me armiqtë e brendshëm.

Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet dhe ne kemi harruar këto kohë armiqtë tanë të vërtetë, armiqtë e PD dhe frymës së saj reformatore.

Duke u marrë me Tahirin dhe Edi Ramën, ne kemi harruar Patozin, Topallin, Imamin, dhe dhjetra të tjerë gjarprinj helmues që duan të helmojnë çdo ditë ndërgjegjien e demokratëve shqiptarë. Ata janë mobilizuar të hedhin helm në stukturat tona dhe nuk guxojmë të bëjmë një mbledhje se ngrihen spiunët e tyre dhe na kërkojnë llogari për humbjen.

Pas kësaj propozoj si më poshtë:

Shpresoj që ndërkohë që prokuroria po merret me spastrimin e grupit armiqësor të Saimir Tahirit ne të mbarojmë punë me armiqtë tanë të brendshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje