Shumë dyshime të mëdha dhe debate ka hapur dorëheqja e papritur e Vishos.
Doktori u hutua, Luli u hutua nga Doktori, Meta u hutua nga Luli, Rama u gjend i bezdisur dhe tha “vini një tjetër aty, kë të gjeni…”
I vetmi që është i qartë çfarë ka ndodhur, është Fevzo.
Në një postim të tij, ai sqaron shkaqet e vërteta të ikjes së Vishos:
“Ikja e Vishos është një sinjal se shërbimeve sekrete nuk u duhet më Visho, si shef shërbimi.
Unë në bisedën e fundit që pata me shefin e CIA, i cili më raportoi për dy video që do dalin dhe një foto tjetër e një kryebashkiaku duke ngrënë drekë me një kriminel, më tha se nuk kemi më interes për Vishon.
Për çdo gjë rrimë bashkë në kontakt, më tha, dhe nuk na hyn në punë ai.
Ai ja çon gjërat vetëm Doktorit.
Ju të paktën i bëni publike njësoj për të gjithë.
Që nga ai moment e kuptova se Visho nuk e ka të gjatë.
Në fakt, Visho deshi ta jepte dorëheqjen të shtunën, por unë fola me ata të CIA-s dhe u thashë shtyjeni për të hënë, se kam emisionin dhe e bëjmë temë emisioni.
Nuk ma prishën dhe e dha sot.
Tani siç dihet, SHISH do meret vetëm me çështjet ndërkombëtare, luftën kundër terrorizmit e gjëra të tjera.
Ky zëvendësi i Vishos është njeri i tyre dhe punon pa zhurmë.
Për çështje të brendshme nuk është më i dobishëm, pasi shërbimet mund të më kontaktojnë mua direkt pa problem dhe njësoj funksionon.
Visho ia jepte vetëm Doktorit, kurse fjala ime ka ndikim dhe besueshmëri.
Në të ardhmen do të ketë dhe ndryshime të tjera.
SHISH do blejë 19 makina të reja, ndërsa CIA do paguajë për gomat dhe karburantin.
Me këtë mekanizëm ata kontrollojnë sa kilometra punë bën SHISH, se nuk kanë shumë besim tek korrektësia e zyrtarëve tanë.
Po ashtu, do të ketë ndryshime të forta në raport me Autoritetin e Dosjeve.
Siç dihet, Visho i kishte informatizuar dosjet e SHIK që më 1997 dhe ia kishte dhënë CD-në, Doktorit.
Me zhvillimet e reja, SHISH do bashkëpunojë për hapjen e dosjeve me Agjensinë e Dosjeve, duke dorëzuar CD-të e Vishos, edhe pse janë në program “Dos” dhe nuk gjendet soft t’i hapë.
Kjo e ka bërë nervoz dhe Doktorin, që nuk i hap dot.
Nga ana formale, SHISH ruan traditën e vazhdimësisë së identiteteve të dubluara.
Vishua kishte dy mbiemra, kurse kryetari i ri ka dy emra.
Ky është kriter për të qenë kryetar i SHISH, pasi nëse dekonspirohesh me një emër përdor tjetrin.
Sidoqoftë, për zhvillimet më të reja do t’u mbaj në kontakt në ditët që vijnë.”
Blendi Fevziut i qifte Kina cfare i permban pragu i shtepise, fisi e farefisi i tij i qelbur! Per Fevziun nuk pierdh njeri ne kete vend, por i lepien ca agallare ne qeveri e bashki>