Flamuri është shfaqur sot në Himarë, në krah të Nerënxllarit.
Shumë himariotë që janë tërbuar pse Edi Rama nga Vunoi u prish disa parkingje dhe ndërtesa në Himarë, janë akoma më të çuditur, se si Flamuri nga Novoseja e Kukësit, u del në krah.
Por Flamuri i ka shuar gjithë mëdyshjet në fjalimin para tyre:
“Në radhë të pare, dua t’u sjell përshëndetjet e atij burrit.
Më ka thënë, Flamur shko dhe dilu zot atyre atje në Himarë, se Himara nuk është e Edi Ramës.
Aty më shumë se kushdo ka investu familja ime.
Siç e dini, ai burri është interesuar familjarisht për tokat në bregdet dhe i ka ngarkuar detyrë djalit të tij, qysh kur erdhi në pushtet më 2005, që të investojë në Himarë.
Dhe ai nuk ka lënë vend pa marrë nga një tokë, që nga derdhja e Semanit, e deri në kanal të Çukës në Sarandë.
Në Dhërmi e në Himarë natyrisht më shumë.
Kjo tregon se ai burri nuk e ka ndarë kurrë Himarën nga zemra e vet.
Por unë jam këtu dhe për një arsye tjetër.
Miku im Nerënxllari, më ka kërkuar ndihmë, se kërkon të bëhet kryetar bashkie pas dy vjetësh në Himarë, dhe më ka premtuar se do t’i mobilizojë njerëzit tanë në protesta për këto pronat, për të bërë një si punë prove gjenerale për zgjedhjet lokale.
Më ka premtuar se do shtrihet dhe mbi fadroma.
Unë i besoj Nerënxllarit se është njeri i ndershëm.
Ju e patë që gazetat dhe portalet botuan frutat e tij të thata me krimba.
Aty më ka hyrë në zemër ai njeri, se dhe unë kam qenë njeri i varfër dhe shpesh e largoja krimbin nga frutat, kur më dilte para, dhe vazhdoja i haja.
Ata krimba në ato qese tregojnë se ai është njeri i thjeshtë, si gjithë populli, ndaj dhe kam besim që pas dy vjetësh, ai do fitojë për kryetar bashkie.
Nerënxllari dhe unë kemi dhe një lidhje tjetër, që ka të bëjë me ngjashmëritë tona në jetë.
Unë jam rritur në një fshat minoritar.
Noveseja dhe Topojani, janë fshatra që janë zemra e minoritetit goran në Shqipëri.
Himara, siç më thotë Nerënxllari, është zemra e helenizmit në Shqipëri.
Unë i kujtoj Edi Ramës se po më prekën Nerënxllarin, është sikur të më prekë bashkëfshatarët e mi goranë.
Jetën e japim, Nerënxllarin nuk e japim”
Thjesht bojkotoni produktet e Neranxit. Te.falimentoje plehra si ai qelbesira Ha-Le. Bojkotojini njerez dhe i keni cof n vend