Pas njoftimeve se policia greke po bën radhë të gjata me emigrantë në kufi, pas protestave të Nerënxllarit në Himarë, ky i fundit u nis triumfator drejt Kakavijës, për t’u folur qytetarëve shqiptarë që presin në radhë se cili është shkaku i kësaj ngatërrese.
Pasi mbëriti në doganë, Nerënxllari hodhi tufën e flokëve të lyer me xhel pas, kruajti disa herë zërin dhe hipi mbi një vend paksa më të lartë që të shikohej nga njerëzit në radhë.
“-Të dashur vëllezri.
E di që shumë nga ju jeni mërzitur këtu në radha 12 orë, se u thonë që këtë radha, e keni peshqesh nga mua, se më ka prishur Edi Rama garazhin në Himara.
Këto janë shpifje të Edi Rama. Unë kam ardhur këtu t’u gjendem pranë vëllezërit grek në dogana se dhe ata njësoj si ju kanë 12 orë që nuk bëjnë asgjë, po vetmë rrinë në zyrë kot.
Në furgonin tim ka disa kompjutera të rinj dhe do t’ia dhurojmë vëllezërve greku të mos u prishen më. Se këtu prishen gjithnjë kompjuterat. Por mos mendoni se do rregullohet menjëherë, pasi sa të ngarkohen programet duhen disa ditë.
Kam sjellë dhe një antenë që të marrin internet nga Shqipëria se këtej nuk ndërprehet kurrë. Por dhe kjo do disa ditë të instalohet.
Kemi dhe një gjenerator se mos ikin dritat gjatë punës dhe ta kenë rezervë.
Të gjitha këto ndihma i kemi mbledh tu ndihmojmë ju, pasi unë dhe zoti Vangjeli dhe zoti Ballono jemi me ju. Ju duhet të qëndroni këtu e të mos ktheheni pasi Edi Rama po përgatit disa grupe ekstremiste që kur ju të ktheheni mbrapsht, të futen me forcë në magazinat e mia e të prishin mallin.
Unë kam marrë masa dhe frutat e thata që kam në hyrje të magazinës i kam me krimba, prandaj po i hëngrët do t’u zërë barku. Ndaj është mirë mos të dëgjoni Edi Rama, por të besoni pala greke se ka difekt dhe se do ta rregullojnë me ndihmën tonë. Ndërkohë ju duhet të mendoni mire këtu në radhe se sa gabimi bëtë që votuat Edi Rama. Po të votonit zoti Vangjeli tani do kishit arritur në Athinë”.
Je nje TOPE i gjalle more Tradhetar i Kombit SHQIPTAR , zto qe ti thua nuk i ha asnjeri vec teje dhe gruput tend …