Siç u bë e ditur, princi saudit Ualed Bin Talal Al Saudi, është arrestuar në Arabinë Saudite.
Arrestimi i tij është pjesë e një fushate anti-korrupsion ndërmarrë nga princi saudit i Kurorës.
Princ Ualed Bin Talal Al Saudi, është njeriu më pasur i Arabisë Saudite dhe një nga 100 njerëzit më influentë në botë sipas revistës TIME.
Duke përshkruar biografinë e tij dhe lidhjet me Shqipërinë, Fevzo po përpiqet të dekriptojw mesazhin e shërbimeve sekrete për Shqipërinë.
Fevzo shkruan:
“Ualed Bin Talali, është një pjesëtar i familjes mbretërore të Arabisë Saudite.
Babai i tij, Princi Talal ishte djali i Ibn Saudit, mbretit dhe themeluesit të Arabisë Saudite moderne dhe ministër i Financave në vitet ’60 – të, ka pasur një njohje të largët me një nga tetë gjyshët e mi.
Aktualisht ai është aksioner i rëndësishëm në Apple, Twitter, City Bank, Four Seasons Hotel dhe në 147 kompani të tjera me ndikim ndërkombëtar.
Ai ka qenë idhulli im pasi ishte i dashuruar me publicitetin, dhe bleu jo vetëm disa nga hotelet më të rëndësishëm të Londrës, Parisit dhe Nju Jorkut, por në të gjitha eventet e rëndësishme politike të pas viteve 2000 duket të jetë prezent.
Ai njihet ndër të tjera si njeriu që ka avionin më të shtrenjtë privat në botë, një A380 që kushton 550 milion dollarë dhe një flotë prej 5 avionësh të tjerë privatë të të gjitha madhësive, përfshi një Boeing 747.
Ai zotëron rezidencën private (jo mbretërore) më të madhe në botë, në Riad, një jaht gjigand prej afro 87 metrash, që ja ka shitur dhe blerë dy herë Donald Trampit dhe një biografi të vetën shkruajtur nga një prej gazetarëve më të mëdhenj në botë, Riz Khan i BBC, CNN dhe Al Xhazira.
Por çfarë e lidh Ualed Bin Talal – in me Shqipërinë?
Mediat raportuan faktin që këtë verë ai ka qenë në Durrës dhe ka drekuar me kryeministrin Rama.
Një lajm i vërtetë, por që çuditërisht nuk u bë publik në atë kohë.
Por ky ka lidhje dhe me të tjerët.
Në tetor të vitit 2002, në aeroportin e Rinasit u ulën dy avionë gjigandë interkontinentalë.
I pari ishte një Boeing 474 i stampuar me siglën Kingdom Holding dhe i dyti një Airbus 330.
Në të parin udhëtonte Ualed Bin Talali ndërsa në të dytin stafi i tij.
Princi Saudit vinte për herë të parë në Shqipëri dhe arsyeja e vizitës dukej më shumë si kortezi.
Por ai dëshmoi se kishte shumë informacione për Shqipërinë.
Zv.ministrit të Jashtëm Hajdaraga dhe gazetarëve që kishin dalë për ta pritur, ju tha se Shqipëria ishte e famshme ngaqë kishte numrin më të madh të ullinjve për frymë popullsie dhe shtoi duke qeshur se po hipte në po atë makinë ku kishte hipur babai i tij thuajse 15 vjet më parë.
Nga deklarata e tij dhe bisedat e mëpasme, u zbulua se i ati, Princ Talali kishte vizituar Shqipërinë në fund të viteve ’80, kishte takuar Ramiz Alinë dhe ishte pritur me po atë Mercedes Benz, S 300, të parkut të delegacioneve me të cilin po pritej edhe i biri tashmë.
Ualed qëndroi në Shqipëri 48 orë.
Ai takoi presidentin Moisiu, kryeministrin Nano dhe zv.Kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Meta.
Bisedimet quhet të kenë qenë fare formale sepse asnjë lajm për to nuk u bë publik.
Nuk dihet përse ky njeri kaq i mediatizuar ndërkombëtarisht i ruajti raportet me Shqipërinë si edhe i ati.
Shumë zyrtarë që vizitonin Riadin u pritën prej tij, përfshi edhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Basha, në shkurt 2008.
Në gusht 2017 Ualed Bin Talali u shfaq në Durrës me dy jahtë gjigandë.
I pari, jahti i tij personal, ndërtuar për Adnan Kashaginë dhe më pas në pronësi të tij, të Donald Trampit e sërish të tijën, ndërsa i dyti jahti i shoqërimit.
Asnjë lajm nuk u bë publik, por disa burime informale rrëfyen që ai kishte qenë për drekë me kryeministrin Rama.
Ka shumë mundësi që dreka të ketë qënë thjesht një drekë kortezie, sepse mediat ndërkombëtare njoftuan se Princi ndodhej në një tur në Adriatik, Jon dhe Egje, në tentativë për të shtrirë biznesin e tij të hotelerisë.
Po ato ditë u njoftua se ai kishte mbyllur një kontratë për ndërtimin e një hoteli Four Seasons në Athinë, në kompleksin e njohur Astir Palace dhe një tjetër në Kroaci, pa e specifikuar vendin.
Ai kishte pasur takime edhe me politikanë të rëndësishëm në Mal të Zi.
Po përse i them gjithë këto?
Shërbimet sekrete më kanë njoftuar se arrestimi i tij është një sinjal se dhe në Shqipëri do ketë arrestime.
Gjtihë personat që ka takuar dhe pritur ai, do të jenë nën hetime, pasi flitet se ai u ka bërë dhurata që ata nuk i kanë deklaruar.
Unë fatmirësisht kam qenë jashtë kur ka ardhur ai dhe nuk jam takuar, por e sigurt është se arrestimi i tij është një sinjal alarmi për fillimin e kapjes së peshqve të mëdhenj në Shqipëri.
Të presim se çfarë do ndodhë!”
O Fevzo
Je rrote fare
kur s´ta fershkellejn ty behesh bishe dhe e humb llogjiken,nuk di se cfar flet
Fevzo per te gjitha fukslleqet qe ben i shkemben ato me bithen e tij, qe nuk e kursen per interesat e opinionit dhe pronave te tij.