Kunati i përgjigjet Fate Velajt: Në tetë breza jemi dhe bashkë kushërinj

9 Nëntor 2017, 19:31Antena TEMA

I nderuar zoti Fate Vela Von Canina!

Lexova pyetjet tuaja që përpiqen të marrin përgjigje për lidhjet e fisit tim me atë Habilaj dhe Alimuça.

Së pari, më vjen keq që Edi Rama kërkon të fusë përçarje mes lebërve.

Këta të Bregut na kanë pasur gjithnjë halë në sy dhe kanë dashur të na përçajnë.

Megjithatë, do t’i jap disa përgjigje.

Lidhur me pyetjen se  çfarë kushëri e kam unë njeriun me mbiemër Alimuça, që fliste Habilaj në telefon, i cili është po ashtu kushëri i Habilajve, dua të të them, se nuk jam i sigurtë nëse është kushëri i pare, apo i dytë.

Kur babai punonte tek VEFA, na thoshte Sinanin e kam vëlla.

Sinani herë e kishte mbiemrin Alimuça, e herë Habilaj.

Ky djali është nip i Sinanit.

Ça të them unë, kushëri e kemi pasur.

Lidhur me pyetjen se çfarë e ka mamaja ime fisin Habilaj, ti lë të kuptosh se gjyshja ime është nga Habilajt, para se të shkonte në Rexhinë.

Këtu e ke gabim.

Gjyshja ime është e martuar dy herë, dhe herën e parë ka qenë e martuar në Habilajt.

Kështu që mamaja ime i ka kushërinj njësoj si Habliajt, si Alimuçajt, të cilët i ka dajo.

Sa për atë që ti thua lidhur me mënyrën si i njeh babai im Alimuçajt dhe Habilajt në Vlorë, që dalin në dosjen italiane,  ndërkohë që ndërtonte pallatin nga vitit 2010 deri më 2013, di të them me siguri se ata e kanë respektuar dhe e respektojnë babain tim, pasi ai ishte njeri korrekt dhe nuk i gënjente për pagesat.

Mos u mundo ta krahasosh me Saimirin, se janë shumë larg.

Lidhur me pyetjen direkt që më bën mua se si i kam përdorur kur kam ndërtuar pallatin në det, dua të të them se nuk kam pas nevojë për ta, pasi në Vlorë kisha Zaganin dhe shokët e tij, dhe merreshin ata me sigurinë e pallatit.

Unë përkundrazi i kam ndihmuar ata të mos kishin probleme me policinë, por jo të më ndihmonin ata mua.

Lidhur me pyetjen se përse Luli ishte foksuar tek Habilajt qysh më 2013, dua të të them se Luli është njeri i lidhur me familjen tonë dhe çdo shqetësim i yni është dhe shqetësim i tij.

Pas vitit 2013, këta Habilajt filluan të na qëndrojnë larg dhe mburreshin me Saimirin.

Atëhere unë pyeta: Kush i merr lekët që na paguanin ne këta Habilajt?

Përgjigjia nuk donte shumë mençuri.

Ndaj ja nisëm punës dhe ja ku dolën rezultatet.

Pamvarësisht kësaj, desha të të këshilloj, mos u përdor nga Edi Rama kundër nesh, se Edi Rama është njeri që i urren kushërinjtë.

Ai nuk flet me gojë as me kushërinjtë e pare, se është njeri i lig.

Unë po të vazhdoj të kërkoj në rrënjët tona, kam frikë se me ty dal kushëri më i afërt se Saimiri me Habilajt, dhe do turpërohesh.

Prandaj mos e përsërit më këtë gjë.

1 komente në “Kunati i përgjigjet Fate Velajt: Në tetë breza jemi dhe bashkë kushërinj”

  1. Sara says:

    HAHAHAHAHA… a kercikuq i keq aaa…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje