Pas lajmit për largimin e Kol Ballës nga drejtimi i lajmeve në Top Channel, Fevzo shpjegon se çfarë i thanë shërbimet sekrete atij rreth këtij vendimi:
“Ishte diçka që e dija prej kohësh.
Dy shërbime perëndimore më patën paralajmëruar që do ketë lëvzije në Top Channel, dhe e prisja të ndodhte.
Biles për këtë kam njoftuar dhe miq të afërt të mi.
Ajo që ndodhi sot pritej.
Në fakt kjo gjë ka ndodhur dhe më parë në TV Klan dhe në ABC.
Në fillim Sandri e nisi me ABC.
Ai shkarkoi Shkullakun pasi ky i fundit i mbante kontaktet vetë me Lulin.
Kjo e xhindosi shumë Sandrin, pasi siç thoshte ai, “unë paguaj para për të mbajtur ABC, kurse ky b..q.. Luli, flet në telefon vetëm me Shkullakun”.
Kështu një ditë vendosi ta hiqte Shkullakun nga televizioni dhe e çoi me ngritje në TV Klan.
Po ashtu hoqi dhe disa drejtues lajmesh që merrnin intervista pa pyetur Sandrin.
Pas kësaj ra qetësia dhe gjithçka ishte në rregull.
Tek TV Klani ka tentuar ta bëjë me kohë këtë dhe e ka zgjidhur.
E vetmja pikë e fortë është “Opinioni”, pasi ai nuk e zëvendëson dot.
Por dhe mua ka tentuar të më tejkalojë disa herë.
Kam të dhëna të sigurta se ka shkuar disa herë në takime me Ramën dhe ndonjë biznesmen, pa më marrë mua me vete.
Jo se jam i mërzitur për këtë, por nuk është mire të tejkalohen disa hallka në këtë histori.
Opinioni nuk mund të tejkalohet aq lehtë, pasi mua më kanë sjellë thesë me lekë, mi kanë lënë te këmbët dhe nuk i kam marrë, vetëm që të mos iki nga Klani.
Sidoqoftë, shërbimet sekrete më paralajmëruan se tani ky fenomen do shtrihet dhe tek Top Channel.
Duke parë që shumicën e kontakteve, ministrat dhe kryeministri e kishin me drejtorin e lajmeve, ata vendosën ta heqin atë, për t’i mbajtur lidhjet vetë.
Tani Kol Balla do mbajë Top Sory, por dhe aty duhet t’i kalojë takimet përmes pronarëve.
Se Top Story nuk është si “Opinioni”.
Ata po të duan e mbyllin dhe Top Story-n.
Shërbimet sekrete më kanë thënë se të njëjtin problem do kenë në të ardhmen dhe Portokallia.
Ata nuk mund të bëjnë humor me kë të duan, pa marrë leje.
Por dhe nëse bëjnë, duhet ta shikojnë një herë pronarët.
Nesër kam takim dhe më një shërbim tjetër perëndimor ku pres të marr hollësi, nëse do ketë lëvizje të tjera.”