Jari i zbulon arsyet Kunatit, përse duhet deklasifikuar mbledhja për "Eskobarin"!

10 Nëntor 2017, 19:07Antena TEMA

Pas vendimit të Presidentit Meta që të mos deklasifikojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e “Eskobarit”, Jari shkoi i mërzitur në SHQUP për t’u ankuar tek Kunati.

-Iliri na preu në besë, -tha. Duhet t’i kishte bërë publike incizimet e mbledhjes.

-Po çfarë ka ndonjë gjë interesante aty, – i tha Kunati.

-Duhen hapur letrat të kuptoni çfarë sakrifice kam bërë unë për PD, -tha Jari.

-Po çfarë ka ndonjë gjë që mund të dëmtojë Ramën nga ajo mbledhje?- pyeti Kunati.

-Është replika ime me atë rrugaçin,- tha Jari. Në një moment ai më tha mua, “mbylle gojën se ti je ushtar i Berishës, nuk të beson njeri çfarë thua. Pastaj ndërhyri Meta, -tha: “me qetësi vëllezër”.

Ai u çua në këmbë dhe mblodhi letrat për të dalë. Më kaloi afër dhe më tha, çfarë ke që më shikon mo të q… robt”. Unë ruajta qetësinë, e nuk fola.

-Po tjetër,-tha Kunati?

-Kjo qe,- i tha Jari.

Duhet ta shikojnë njerëzit që unë kam sakrifikuar për PD, kam pranuar dhe të më shajnë nga gjithë robtë për PD. Po tani ka ardhur një kohë që nuk pyet më njeri për sakrificat.

Fakti që ai më shau mua në sy të të gjithëve do të thotë se ai ka pas mbështetjen e klanit “Habilaj” dhe nuk pyeste për shtetin. As Visho nuk reagoi, as Meta. Po të bëhet publike ajo, mendoj se do fitojmë shumë pikë tek demokratët.

-Po mirë ta konsultojmë pak më gjerë,- tha Kunati dhe nëse e është e dobishme do t’i bëjmë presion prap Metës.

Pasi u largua Jari, Kunati filloi të pyesë njerëzit në PD, a do t’ia vlente të merrej vesh që ky Saimiri ka sharë nga robtë e shtëpisë Jarin.

Disa thonin se duhet bërë publike, të merret vesh që Saimiri është rrugaç, disa thonin është mirë mos të merret vesh se do duket që e kemi pasur Presidentin të humbur.

Ish deputeti Ruli kishte një qëndrim tjetër.

-Unë mendoj, tha ai, që është në interes të PD të bëhet publike biseda, por është në dëm të Lulit.

-Po pse?- i tha Kunati.

-Po ta shikojë Doktori që ai duron dhe të sharat me rob shtëpie, do bjerë në dashuri prap me të, dhe do heqë Lulin të vërë atë në vend të Lulit. Ndaj duhet të mendohemi mirë.

1 komente në “Jari i zbulon arsyet Kunatit, përse duhet deklasifikuar mbledhja për “Eskobarin”!”

  1. Nendetesja Blu Dinamo Legjenda e Harruar e Futbollit Shqiptar says:

    hahahahaha sa e madhe me lot ? ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje