Këtë fundjavë Fevzo ka rrëfyer parashikimet e shërbimeve sekrete për fundin e qeverisë Rama.
I ftuar në një TV, Fevzo ka bërë parashikimet e veta bazuar në studimet e shërbimeve secrete, për fundin e qeverisë “Rama”.
Ja si e shpjegon:
“Ka tre skenarë që shërbimet sekrete më kanë referuar për fundin e qeverisë Rama.
I pari është, që Rama do rrëzohet, i dyti është që Rama do qëndrojë, por do zvarritet, dhe i treti është, që Rama do qëndrojë dhe mund të ketë sukses.
Skenari i parë është që qeveria mund të mos e përfundojë mandatin.
Kjo ndodh sipas shërbimeve sekrete, pasi nga qeverisja e keqe, me masa të shtrënguara ekonomike, mund të ndodhë që qeveria të humbë shumicën në parlament dhe të rrëzohet.
Në këtë pike, një rol shumë të madh mund të luajë fakti që vetë Rama ka kohë që nuk këshillohet me mua, po pret Sandrin e Zamirin vetë në zyrë, për punët e tyre.
Të njëjtin shqetësim e kam ndjerë dhe nga kolegë të tjerë të medias, të cilët janë të alarmuar nga këto sjellje.
Kjo e ka bindur CIA-n dhe shërbimet italiane e gjermane, të parashikojnë që Rama mund të mbyllë mandatin që ka marrë, por do të zvarritet.
Për këtë arsye shërbimet më kanë referuar mua, që të mbaj distancën e duhur nga kryeministri, pasi nuk i bën mirë dinjitetit tim, që të jem afër një kryeministri në rënie, siç e ka quajtur dhe një kolegu im.
Zvarritje nënkupton që gjatë katër viteve, ky të flasë vetëm në ERTV dhe në disa emisione qesharake dhe të vijë formalisht një herë në tre muaj në “Opinion”, por të mos ketë sukses.
Natyrisht nuk do të ketë krizë, nuk do të ketë përmbysje, por njerëzit nuk do të jenë të lumtur.
Skenari i tretë që më kanë referuar shërbimet sekrete, është që ky mund të qeverisë katër vjet, por mund të ketë edhe sukses, pra të bëjë përmirësime në qeveri.
Shërbimet sekrete nuk e përjashtojnë as këtë mundësi.
Ato thonë se nëse ai ndryshon sjellje, konsultohet me njerëz të rëndësishëm dhe kthen rrugë, edhe unë mund t’i ofrohem ta ndihmoj.
Por gjithsesi kjo varet nga vullneti i tij.
Unë nuk kam ndërmend ta ndihmoj duke ju lutur.
Të tri këta skenarë është shumë e sigurtë që janë në lojë dhe njëri prej tyre do të ndodhë patjetër.
Të shikojmë se kush do të ndodhë”, e përfundon Fevzo parashikimin e tij, bazuar në shërbimet sekrete.
Ne fat Fevziu i zi, ka eksperience si agjent brekesh, por si bythec qe eshte mos prisni ndonje gje me vlere nga ky korani i Myzeqese i ngjizur ne Starove te Pogradecit. Sa mund te dije Blendi Fevziu faqe pa qime- ka thene i madhi Dritero Agolli, aq di pilja ime.