Pas intervistës së Ramës me Eni Vasilin, u arritën disa përfundime të cilat kanë sqaruar dhe gazetarët për situatën në vend:
-U sqarua përfundimisht, se Edi Rama nuk i ka kritikuar gazetarët si kryeministër, por si kryeredaktor, i cili duke qenë se është publicist i talentuar, ka vërejtje për nivelin mediokër të tyre.
-U sqarua se Edi Rama nuk ka asgjë personale me Sali Berishën, por ky i fundit mërzitet më shumë kur fiton kundërshtari se sa kur humbet vet.
Për të tejkaluar këtë situate, Rama propozon që të dalë në pension, me qëllim që të mos mërzitet më.
-U sqarua se kur të takoheni me Edi Ramën, bëni mirë mos të mbani mend çfarë është thënë apo folur, pasi ai nuk mban mend.
-U sqaruan gazetarët se një person nën akuzë, në fillim hetohet pastaj gjykohet, dhe jo në fillim gjykohet pastaj hetohet.
-U sqarua se nga PD, Edi ka simpati për Serreqin, Topallin dhe Boden.
Lulin nuk e përmendi se i prish punë derisa të vijnë zgjedhjet.
-U sqarua se shprehja “gjen tenxherja kapakun” ndalohet me ligj për pesë vjet, deri në fund të mandatit presidencial.
-U sqarua se Top Channeli është i lirë dhe i pavarur nga qeveria qëndrore dhe duhet të mbajë lidhje në nivel të pushtetit lokal.
-U sqarua që kanabisi është zhdukur nga çdo cep i tokës shqiptare dhe gjendet vetëm në magazinë.
-U sqarua që bankat nuk mund të pastrojnë paratë e pista të Shqipërisë që dalin jashtë, por paratë e pista që vijnë nga jashtë në Shqipëri.
Por siç thotë dhe opozita, nga jashtë nuk na ka ardh asnjë lekë.
-U sqarua që ambasadorët e duan Shqipërinë më shumë se opozita, kurse opozita i do ata më shumë se qeverinë.