Pas njoftimeve të fundit të Fevzos, se ka rënë në kontakt me përgjime të EULEX për Gjushin dhe Ramën, EULEX është vënë në pozitë të vështirë dhe është detyruar t’i bëjë një letër sqaruese Fevzos për rolin e tij:
“I dashur Fevzo.
Kemi dëgjuar me vëmendje reagimet e tua ditët e fundit lidhur me përgjimet e EULEX në Durrës dhe Tiranë.
Duam të të sqarojmë se EULEX është një mision i ndihmës ligjore për Kosovën, i krijuar në vitin 2008, dhe ka përfunduar mandatin në vitin 2016.
Juridiksioni jonë shtrihej brenda kufijve të Kosovës dhe kemi pas të bëjmë kryesisht me krimet e luftës dhe vendosjen e shtetit ligjor në Kosovë.
Gjatë kësaj kohe, kemi pas bërë dhe përgjime dhe hetime për krimin dhe korrupsionin në Kosovë.
Disa herë kemi ndeshur me emrin tënd kur flisje me politikanë të Kosovës, kur u premtoje se po të dilnin në “Opinion”, t’i mund ti shpëtoje nga drejtësia.
Të kemi përgjuar duke folur per exit polle me “Gani Bobin” se si mund të ndihmojë Berisha në Shqipëri.
Por këto nuk i kemi konsideruar krime të rënda.
I vetmi njeri i përgjuar nga Shqipëria në Kosovë je ti, për shkak të lidhjeve që ke pas me gjithë personat që ne kemi hetuar për kriminelë lufte dhe paqeje.
Njeri tjetër nga Shqipëria nuk kemi përgjuar, se nuk na duhet dhe nuk e kemi pasur në objektiv.
Dëgjuam reagimet e tua të fundit dhe të një çupe që rri në zyrën e kryeprokurorit, dhe dëgjon me kë flet ai.
Një herë e paska dëgjuar që ka folur me Saimir Tahirin dhe është prishur në fytyrë.
Nuk di në e ka përshkruar ndonjë skenë, nëse ka fol me ne, por ne nuk kemi folur me të.
Ajo që duam t’iu sigurojmë, është frika jonë se mos ngatërroni misionin EURALIUS me EULEX.
EURALIUS është mison i ndihmës ligjore të BE që vepron në Shqipëri.
EULEX vepronte në Kosovë.
Nëse e keni fjalën për EURALIUS dhe thoni EULEX për të humur gjurmët, e kuptojmë dhe mund ta tolerojmë.
E vetmja mënyrë që të justifikohet kjo gjë, është fakti që ju jeni konsull nderi i Kosovës në Durrës, ku ka pas selinë qeverina e Esad Pashë Toptanit, dhe si rrjedhim keni pas të drejtë t’i kërkoni EUELX të garantojë jetën tuaj në Durrës nga bandat kriminale të Dakos dhe ne të jemi organizuar për sigurinë tuaj fizike.
Kjo në fakt nuk ka ndodhur, por ti mund ta justifikosh me pozitën tënde dhe të marrë kuptim i gjithë ky budallallëk.
Kështu jemi të gjithë palët në rregull”.
undefined
Hahaaaaa. Perle kjo antena per kete koranin e myzeqese, pasi nuk ka me shpifur ne bote se ky Blendi Fevziu.