Megi Pjeshka, vajza simbol e “Çadrës së Lirisë”, ka reaguar sot pasi u bënë publike fotot e “Dan Blizerianit”, i ndaluar disa ditë më parë. Në foto shihet qartë që “Dan Blizeriani”, ka dalë me femra në çadrën e PD dhe shumë njerëz kanë menduar se një prej tyre është Megi Pjeshka.
“Të nderuar demokratë!
Edhe pse kanë kaluar plot pesë muaj nga myllja e qadrës, akoma kundërshtarët tanë vazhdojnë përpjekjet për ta njollosur atë. Fotot qe “Dan Blizeriani” ka bërë në qadrën e PD duan t’i përdorin sikur qadra ishte simbol i inkriminimit dhe se PD ka tentuar të vijë në pushtet me kurva.
Dua të ndalem gjatë në këtë pikë.
E para veprat penale që ka bë “Dan Blizeriani” nuk janë përgjegjësi e PD, pasi ai i ka kryer ato para qadrës. Unë fola me shokun tim laqian dhe ai më thotë të njëjtën gjë. Ai më garanton që “Dan Blizeriani”, ka kryer vepra penale para ardhjes së Lulit në krye të PD. Pra në këtë pikë Luli është i pastër. Qadra po ashtu është e pastër.
E vetmja gjë ku kapen kundërshtarët tanë janë fotot që “Dan Blizeriani”, ka bërë në qadrën e lirisë. Por dhe për këtë kemi përgjigjen tonë.
Ato vajzat që ka dal në foto “Dan Blizeriani” nuk janë greviste, por shoqëruese të tij. Me një fjalë ai ka ardh me bukë me vete, siç i thoshim ne në qadër ndokujt që vinte i shoqërum me femna dhe nuk gjuante femnat që ishin aty. “Dan Blizeriani” duket qartë që i ka marr të dashurat e tij me vete në qadër. Ai më shumë ka dashur ti bëjë nder PD me dashnoret e veta se sa të zërë dashnore në qadër.
Në këtë pikë ata mund të na akuzojnë se ne kemi tentuar të vijmë në pushtet me kurva. Unë jam kategorisht kundër kësaj akuze, pasi politika nuk mund të njollosë vajzat e reja me këtë gjuhë. Ato janë njësoj si simotrat e tyre që Luli vuri deputete dhe që ka thirrur në PD. Unë kam dëgjuar dhe shokun tim laqian që thotë që politika është kurvë, dhe po të jetë e tillë, ca punë i prishin dy kurva më shumë.
Por ajo që dua të them është se nuk ka fakte që dy vajzat që “Dan Blizeriani” solli në qadër na e kanë dhënë votën apo jo. Por e sigurt është që “Dan Blizeriani” nuk e ka ndot qadrën tonë, pasi aty nuk ka pas vend ku të bëj seks.
Rrini të qetë dhe krenarë për qadrën e lirisë, pasi askush nuk ka shkel mbi nderin e saj.
Megi Pjeshka!”