Gonia i Vlorës ankohet përse Jorida nuk e merr seriozisht

23 Nëntor 2017, 18:58Antena TEMA

Gonia është ankuar sot sërisht në grupin parlamentar të PD, pasi Jordia e ka lënë vetëm në përplasjen me Braçen.

Në një letër drejtuar grupit palamentar, Gonia i Vlorës shkruan:

“Të dashur kolegë.

Ju e dini që jam politikan pa përvojë, p..p..p… d.m.th me tre “p”.

Por kjo nuk do të thotë se mangësitë e mia në P..P..P.. duhet t’i kushtojnë PD.

Për këtë ne nuk jemi vetëm, por duhet të funksionojmë në grup.

Mua sot Erjon Braçe nuk më jepte fjalën të pyesja, pasi më thoshte e ke “opinion dhe nuk e ke pyetje”.

Po përse mo zotëri, Blendi Fevziu nuk e ka “Opinion” emisionin, ose editorialin, por ama ai gjithnjë pyet në fund të editorialit apo emisionit.

Dhe unë jam përpjekur të mësoj nga kjo gjë dhe pyetjen e kam në fund, pasi e shtjelloj çështjen dhe jap opinionin tim.

Pastaj bëj pyetjen e zakonshme: A jeni ju dakord me opinionin tim?

Nëse jo, përse jo dhe nëse po, përse po?

Këto përgjigje mua më shërbejnë, se bëj zakonisht sondazhe mbi opionin publik dhe dua të stërvitem për të bërë pyetje të tilla, pasi jap opinionin tim.

Por zoti Braçe nuk ma dha fjalën.

Zonja Tabaku duhet të ndërhynte dhe të më dilte në krah.

Ajo jo vetëm që nuk e bëri këtë, por i ktheu kurrizin kamerave dhe më shikonte mua si zihesha me Braçen.

Kjo është e pandershme.

Ne nuk mund të bëjmë sehir duke parë se si na përçan armiku dhe si na fut në sherr me njëri- tjetrin.

Unë jam politikan pa përvojë P…P…P… por zonja Tabaku është politikane me përvojë P…M…P…

Ajo duhet të më dalë në këto raste mua në krah, pasi Kunati më ka garantuar se ajo do të jetë aty për të më mbuluar krahët mua.

Por ajo nuk lëvizi nga vendi dhe më la në dorë të Braçes.

Përfytyroni sikur të mos hynte Garda dhe unë të kisha qëlluar Braçen.

Do isha bërë tani si Prenga që e rrahu Strazimirin me rrip mesi.

Zonja Tabaku as nga vendi nuk lëvizi të na ndante, edhe pse unë thashë disa herë “Mbamëni se do ta vras”!

Ajo nuk më merr mua seriozisht për asgjë që them, përfshi dhe kërcënimet për vrasje që bëj unë.

Kjo është e tmershme, të kërcënoj një vlonjat për vrasje e të mos e marrësh seriozisht….”

8 komente në “Gonia i Vlorës ankohet përse Jorida nuk e merr seriozisht”

  1. Shoku " Shpati " says:

    Mero , je I madh ! Na kujtove mbledhjet e klases ne shkolle te mesme me spiuna e fleterrufe . Agron Shehu me perpjekjet e tij ka harritur shume ne jete . Po Erioni cfar ka harritur , flas ne aspektin e ftimit te jeteses , me pune si ben Agroni apo me genjeshtra sic ben Erioni !!! Tipa si Erioni iu neveriten edhe grave te tyre pa permendur opinionin publik…

    1. Zigur Qarri says:

      Shqiperia qelbet nga politikanet e korruptuar,keta merren me Z.Agron Shehaj.
      Kan frike se ai nuk ben pakt me te keqen,nese behet i pushtetshem nje dite.
      Eshte thjeshte xhelozi,per ate qe Z.Agron Shehaj ka arritur.
      Nuk e percjellin dot,qe dikush behet i pasur me pune te ndershme,i duan te gjith llum!
      Nga fjala e Z.Agron Shehaj ne Parlament:-“vetem 6 Muajt e pare te 2017-es,kan emigruar ne Itali
      1600 minorene te pashoqeruar nga prinderit”,eshte statistike e Qeverise italiane.
      “Kur u zgjodha Deputet,pas tre ditesh me komunikuan,me moren ne telefon nga Banka ne Angli,sepse
      mesuan qe un u zgjodha Deputet,edhe me thane,qe duhet te mbyllja llogarine ne Banke,sepse u bera
      politikan ne Shqiperi,edhe rregulli ne Angli nuk u lejon qe te hapin dhe te mbajne llogari bankare per
      politikanet shqiptare……..!Kushedi pse,kushedi pse???Mesa duket u njohin mire,u njohin mire”te dashur”,
      sa nuk u hapin llogari bankare,imagjinoni,imagjinoni si e keni katandisur veten”…..?

    2. Roni says:

      Harritur, harritur. Do te te pushoje Agroni nga puna se je keq me shqipen laco.

  2. Ani says:

    Jorida esht kinge dhe qytetare ore hajvan.

  3. Fc barca says:

    Mero bagla merreet me gazetarin me te mire ne trojet shqiptare me blendi fevziun se eshte gjeloz me popullaritetin e tij kurse Mero gelbAza e din krejt opinioni shqiptar se eshte i njohur si nje BYTHLEPIRES I NJOHUR NE TIRANE – socialistet nuk kan nevoje per ta pastruar bythen se te eshte Merojo gjalle . E ben mire kam degjuar do te ja jap nja 5-6 euro te me lepin edhe mue nje here

    1. Kapedani says:

      Shko ore palle kari meso te shkruash njëhere .Po na tregoke dhe fjalen GJeloz ti bajge kosove.

  4. Niqifor Vlonjati says:

    Po kadal mi Ani se na thyve n’mest. Ne fund te fundit Jori tironse osht dhe dihen 5-6 karakteristikat tipike te tironsve, mo.

    1. Ani says:

      NiQifor 5 karakteristikat e tironsve jane: pronar, civil, bujar, te urte dhe te mencur… se te kan pranu ty grek a turk cfar je qe te vish ne Tirone. Meqe sju pelqejn tironsit ikni andej nga keni ardh dhe rrini urte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje