Pas ngatërresave të Lulit në foltoren e Kuvendit, lidhur me shifrat dhe sidomos shumëzimin e tij 7×7 bëjnë 42, Kunati e pa me vend të bënte një sqarim për publikun përse llogaritë nuk janë pika më e fortë e Lulit.
“Të dashur demokratë!
E shikoj se ka një përpjekje për ta quajtur Lulin mashtrues dhe të paaftë për shkak të ngatërresave që ai pati me llogaritë në sallën e Kuvendit.
Dua tu sqaroj se llogaritë nuk janë pika e fortë e Lulit. Lulin ne e futëm në politikë, pasi i kishim bërë ne llogaritë, jo ai.
Ai është njeri me vizion, ne jemi njerëz me llogari. Vizioni është një shumësi shqisash, që të ofrojnë në perceptimin tënd, të ardhmen e një veprimi që ti bën. Lulit nuk i ka munguar kurrë vizioni dhe këtë e ka dëshmuar qyshkurse ishte në Kosovë, qysh kur vendosi të afrohej me vajzën e Doktorit, qyshkurse vendosi të braktisë punët e përkthyesit dhe të vihej në dispozicion të pushtetit në Shqipëri, e deri kur vendosi të sakrifikohej të zgjidhej e rizgjidhej kryetar i PD.
Pra pika e fortë e Lulit është vizioni i tij. Zakonisht funksionon kështu. Ai ulet dhe na shpjegon ne vizionin. Ne bëjmë llogaritë, dhe kur del me leverdi i themi që është vizion i shkëlqyer. Kur nuk del me leverdi themi ky vizion nuk është i mirë. Dhe Luli na dëgjon.
Nëse doni të bëni betejë me shifrat mos u merrni me Lulin, merruni me mua. Ja tregoj unë Edi Ramës sa bëjnë 7×7, apo 1 milionë herë 300 mijë.
Por ai nuk matet me mua, por kapet me Lulin, ngaqë Luli është njeri vizionar dhe jo llogaritar.
Luli nuk ka numuruar kurrë lekë me dorë të tij. Sa herë ka qenë në punë shteti dhe njerëzit kan dash ti japin ndonjë dhuratë, gjithnjë e kam ndihmuar unë. Unë kam numuruar lekët, unë i kam mbyll në kasafortë, unë mbaja mend kodin, unë dija detyrimet ndaj njërit, apo tjetrit, lekët që duhet të kthenim kur s’bëhej puna, etj. Luli kurrë nuk është përzier në këto punë. Vetëm herë pas here, më thoshte mua: A po ecim sipas vizionit tim?
-Po, po,- i thoshja unë dhe vazhdonte përpara.
Është gjynah të talleni me një njeri idealist, vetëm se nuk di të bëjë disa llogari.
Politikanët që ecin me llogari janë politikanë të këqinj. Vetëm politikanët me vizion e shpëtojnë Shqipërinë. Dhe Luli është njeri me vizion.
Nuk eshte e sakte sa thuhet. Shkaku I ngaterrimit eshte qe nga koha e te qenit kamarier, kur llogarite klienteve ja u bente duke rritur vleren e llogarise me shumezime 7*7=49 apo 4*5=50. Kamarieri nuk gabon kurre o zoti Mero, ai del gjithmone me qarin.
Perfitoj nga rasti të bëj nhë anonçim jasht politikës “ping-pong”: Me datë 7 Dhjetor,në qytetin VITORIA të Italisë,do behet promovimi ilibrit të autorit shqiptar (rezident,atje,që prej 25 vj.) ARTUR M. HILA.NJË BOTIM DY GJUHESH
(IT-SHQ):”PROVERBI ITALIANI.TRADOTTI IN ALBANESE. ATË DITË VITORIA DO FKASË SHQIP.
E BËRA KËTE NJOFTIM PERMES “TEMËS”
SI NJË GAZETË GJITHPERFSHIRËSE,DHE NGA MË CILËSORET. DISA MIQ TË AUTORIT.
Kjo, që nuk di llogaritje nuk është për shkak të keqëllogaritjes së numrave.Por,për shkak se këtij Lulit i është mbushur mendja se i di te gjitha .Ndërkohe,që këta asnjëren nuk di t’a bej ashtu siq duhet.
Me kujtohet një rregull i ekonomisë ,ku thote :
“Ruaju prej të gjithëdijshmit”
Ndërsa,për atë se ky na qenka intelektual,vizionar,etj,ne që jetojmë ne Kosovë dhe të pakten i kemi lexuar dy gazeta nga viti 2000 e këteje dijme fare mirë se sa janë intelektual dhe vizionar për shtetëndertim edhe avancim te popullit tone;jane,ata te cilët kan punuar dhe kan kaluar nëpër filtrat e UNMIK-ut .