Deputeti Tritan Shehu ka zgjedhur Athinën për të festuar Festën Kombëtare të Shqipërisë dhe ka përcjellë emocionet e tij përmes një njoftimi për shtyp.
“Të dashur miq!
Vendosa ta festoj Festën Kombëtare në Athinë, për të dëshmuar dëshirën dhe vullnetin e Partisë Demokratike për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Këtë qëndrim e mbajta gjatë çdo takimi zyrtar dhe privat gjatë vizitës së punës në Athinë.
Pata takime intensive me personalitete të politikës greke, Zv/ministrin e Jashtëm, Amanatidis, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm dhe të Sigurisë së Parlamentit, Duozinas, me nënkryetarin e “Nea Demokratia”, Georgiadis, me Shefin e Marrëdhënieve me Jashtë të “Nea Demokratia”, Koumoutsakus etj.
Iu shpjegova hallin që na ka zënë me qeverinë, e cila kërkon të anullojë Marrëveshjen për kufirin detar, dhe u shpreha anagazhimin e fortë të PD që nuk do ta lejojë kurrë të ç’bëhet ajo marrëveshje. Ata u mallëngjyen shumë dhe më sugjeruan të mos harxhojmë shumë energji për këtë gjë, pasi dhe po u kthye nuk është ndonjë problem I madh për Greqinë. Ata ndjeheshin keq vetëm për faktin se Doktori është malësor dhe do të duket sikur na preu në besë.
U thashë se Doktorin e kanë pre në besë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese se i ka paguar Edi Rama. Ata patën mirkuptim për këtë çështje dhe më thanë se kjo nuk e prek respektin dhe dashurinë etyre për për Doktorin dhe PD.
Në të gjitha takimet u shpreh vullneti i forcimit te marrëdhënieve, aktualisht në një pikë negative të tyre.
Gjatë takimeve u diskutua për bashkepunimin me partinë simotër në interes të përbashkët partiak dhe të vendeve tona.
Gjithashtu u konfirmua mbështetja e Greqisë në rrugën tonë të integrimit europian dhe u diskutua me shqetësim për gjëndjen në Shqipëri, e lidhur kjo kryesisht me drogën e krimin.
Në fund festova dhe 105 vjetorin e Ditës së Pavarësisë me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Edhe ky takim kaloi shumë mirë”!.
Luft e eger kujdo qe mendon ose vepron ne favor te miqesis dhe baskepunimit te Shqipetareve me popujt fqinj te Krishter.
Mos harroni o popull qe bie PARA e madhe ne duart e Gjulenistave dhe Erdoganistave “Shqipetar”.
Me thane se nje emigrant nga Lushnja, ashtu pa dashje ne vend te nje tufe me lule i kishte dhene Tritanit nje tufe me presh Kashari te kultivuara ne Pire te Athines.
O patrioto se sqenke i sqruar mir preshin e hengren ata pateiotet tan dhe jo ky deputeti pyet e sqarou o gango
PERSHENDETJE! Te cudit fakti qe Tritani ka kompentenca qe te beje deklarata per te falur detin!NE SE KA DESHIRA PER TE FALURE DETIN LE TA PIJE ATE DHE PASTAJ TA VJELLE SE NUK ESHTE PRONA E TIJ;AI, ka te drejte te fale nga pronat e tij si te doj dhe kur te doje.pALA GREKE NUK I KA NGRITUR AT PROBLEM DHE KY ESHTE GATI QE TE JU HAP OREKSIN GREK DHE TA FALE;Kesaj i thone bire Selmanii nenes ke te qaj me pare.;,,,,,,,,,,,, tURP DHE FAQE E ZEZE E ANTISHIPTARIT;
Eshte rubrike humoristike…..nuk ka asgje serjoze ketu o truthare qe komentoni jerm?
Quhet Antena brenda Familjes…..
E forte kjo Mero por ajo e Mulit eshte e papare?