Pas zhvillimeve të fundit Fevzo është nisur jashtë Shqipërisë për të marrë të dhënat e fundit të shërbimeve sekrete për Shqipërinë. Edhe pse nuk e ka bërë të njohur destinacionin, ai lë të kuptohet se ka shkuar në një vend sekret për të ndriçuar zhvillimet e fundit. Ja cilat janë ato.
E para lidhur me sekuestrimin e pronave të Familjes Balili.
Sipas të dhënave të shërbimeve sekrete, bllokimi i pronave është bërë me qëllim nga Edi Rama, pasi ka mësuar se Balili do shpallet i pafajshëm në Greqi dhe pas kësaj ai do të shpërblehet për dëmin moral që i kanë bërë me bllokimin. Ai tregon dhe për videot e orgjive që janë gjetur në serverin e hotelit.
Sipas shërbimeve sekrete aty shikohen disa ministra të qeverisë Rama-Meta të cilët kanë hyrë disa herë në hotel. Kamerat kanë fiksuar një ministër duke hyrë në tualet, ndërkohë që dera ka qenë gjysëm e hapur dhe janë zbuluar pjesët intime të tij. Pastaj ai e ka kuptuar dhe ka mbyllur derën. Ajo që duket e tmerrshme është se ai ka të brendshme prodhim turk.
Në një video tjetër shfaqet Balili duke folur me një udhëheqës në Tiranë dhe i lutet të heqin qafe Koçon dhe të bëhet Balili “Pashai i Jugut”. Zyrtari i ka dhënë fjalën dhe i thotë se do ta mbajë. Pastaj kanë hyrë në lojë shërbimet amerikane dhe kanë hequr qafe Koçon dhe i kanë hapur rrugë padashje Balilit. Kjo implikon rëndë ambasadorin Lu pasi i ka hapur rrugë për të qenë Balili, “Pashai i Jugut”. Por sipas shërbimeve ambasadori Lu e ka kuptuar gafën që ka bërë me heqjen e Koços dhe ka urdhëruar “DEA”-n të arrestojë Balilin dhe i ka thënë Bashës të mbajë afër Koçon Zhvillimet janë të vrullshme dhe në Departament të Shtetit po mendojnë nëse ja vlente të linin Koçon apo Klementin si “Pasha”. Kjo do mësohet në ditët e ardhshme.
Në një zhvillim tjetër që ka të bëj me pagesat e Lulit për kompaninë e lobimit, Fevzo ka zbuluar se pagesa është bërë në Cash dhe Luli ka udhëtuar me Kunatin e vet drejt Frankfurtit. Ka qenë i veshur me një gravat “Hermes” dhe ka pas një orë “Roleks”. I ka dorëzuar çantën pronarit të kompanisë Offshore dhe i ka kërkuar që nëse takon Trumpin para zgjedhjeve, do ketë një pagesë të dytë. Tani po hetohet se çfarë kostumi kishte veshur Kunati atë ditë.
Të dhëna dramatike ka dhe për Elona Gjebrenë. Shërbimet sekrete kanë hetuar dhe kanë arritur në përfundimin se ajo ka turpuruar shtetin shqipar, pasi ka shkuar me pushime në Korfuz, dhe ka përdorur një kostum banje prodhim kinez dhe një peshqir po kinez, blerë tek tregu i lirë në Sarandë. Kjo ka tërhequr vemendjen e agjenturave të huaja, të cilat dyshojnë se Gjebrea ka dashur të promovojë miqësinë me Kinën dhe se burri i saj që punon në Bankë Botërore, ka fshehur një dënim të shkallës parë, dhe mburret me faktin që ka marrë pafajësi në Gjykatë të Lartë. Kjo e komplikon shumë çështjen pasi implikon Bankën Botërore me politikën e Kinës dhe është një përpjekje për ti hapur rrugë investimeve kineze në Shqipëri. Mbetet të shikojmë në ditët e ardhshme se si do shkojë puna. Gjebrea rrezikon të humbasë mandatin, nëse provohet se e ka blerë me qëllim kostumin kinez të banjës. Por ajo dhe mund ta mbajë mandatin, nëse e provon se e ka blerë nga halli se kishte harruar rrobat e banjës. Ka dhe një opsion të tretë që mendohet që Gjebrea ta ruajë mandatin, por të mos jetë më e para e listës në Tiranë.
Të dhënat e fundit të shërbimeve sekrete flasin dhe për dramën e prezantueses së njohur që i kanë kap të dashurin në Itali. Shërbimet sekrete i kanë thënë Fevzos se një nga shkaqet pse është bërë arrestimi, është se prenzantuesja ka refuzuar një herë të shkojë në emsionin “Opinion”, pasi ka thënë se nuk i pëlqen të flasë për jetën private. Pas kësaj Fevzo ka pasur dyshimet e veta dhe ka njoftuar shërbimet sekrete. Ato kanë arritur në përfundimin se ajo diçka fsheh dhe më në fund e kanë zbuluar. Deklarata e nënës së saj se dëshiron tu thyejë gishtat gazetarëve, është marrë seriozisht dhe Fevzo thotë, se ajo është koleksioniste unazash dhe synon ti marrë atij unazën që ja ka lënë gjyshi i pestë i tij si trashëgimi, pasi e ka pas vendos për herë të parë në Kongresin e Manastirit.
Për më shumë hollësi do njoftohemi në ditët që vijnë.
Jeta e Fevzp mavrise ngan Shume me njerimin e shoqerise shqiütare keto 20 vjet. Blende Fevziu nje koran i klonuar ne Myzeqe sot me ndihmen e disa sharlataneve qe drejtojne shtetin Po mbar peng kete vend me perrallat e ti.