Ja si e shikojnë 28 Nëntorin, politikanë dhe njerëz të njohur në Shqipëri

28 Nëntor 2017, 19:00Antena TEMA

Ilir Meta: Në 105 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, strategjia jonë kombëtare është se si të humbasim pavarësinë duke u futur në Bashkimin Europian.

Këtë gjë duhet ta rishikoj gjatë legjislaturës sime, pasi më duket vepër anti-kombëtare.

Edi Rama: E kuqja e flamurit tonë është fantastike, por në të ardhmen duhet parë që e zeza të zëvendësohet me një ngjyrë më të ndezur, se nuk ngjan mirë dekori i Pallatit të Brigadave.

Lulzim Basha: Çdo 28 Nëntor ndjehem me fat që Zoti më ka vënë në dispozicion këtë vend për të bërë para dhe Hollandën për t’i prishur.

I jam mirënjohës që ma ndryshoi rrjedhën e jetës, pasi e kisha nisur mbrapsht, duke punuar në Hollandë e duke i prishur lekët këtu.

Vangjel Dule: Për mua, 28 Nëntori nuk ka ndonjë kuptim të veçantë.

E përkthyer në gjuhën e sotme, siç ka thënë dhe Leonard Solis, është një lloj Turk-exit, sic është Brexit apo Grexit.

Shpëtim Idrizi: 28 Nëntorit do t’i jem mirënjohës gjithë jetën, pasi ai la jashtë trojeve tona Çamërinë dhe kjo gjë më ndryshoi jetën.

Falë këtij, vendimi sot kam një parti që lufton për çështjen çame dhe hyjmë e dalim në parlament.

Blendi Fevziu: Kur një nga tetë gjyshët e mi, u takua me sulltanin në Stamboll dhe i tha do iki të bëj Shqipërinë të pavarur, sulltani i tha:

-Ja e bëtë, po ç’u duhet?!

-Na duhet, i tha im gjysh, pasi në vitin 2017, pasardhësi im do festojë “20 vjet Opinion” dhe do mbledhë gjithë liderët shqiptarë në Ballkan dhe botë, në një pritje.

Nuk ja del dot të mbledhë gjithë Perandorinë.

Lutfi Dervishi: 105 vjet pas ngritjes së flamurit, ëndrra më e madhe në Shqipëri e “verifikuar” është… Llotaria Amerikane!

Ambasadori Lu: Jam shmë i lumtur që në këtë përvjetor të pavarësisë së shtetit shqiptar, ja kam arritur të hedh një hap të rëndësishëm përpara, për ta bërë drejtësinë të pavarur, duke ja hequr nga duart shtetit shqiptar.

Ambasadorja Vlahutin: Qoftë ky përvjetori i fundit i pavarësisë së Shqipërisë dhe nisja vitin tjetër e negociatave për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

1 komente në “Ja si e shikojnë 28 Nëntorin, politikanë dhe njerëz të njohur në Shqipëri”

  1. antifashisti says:

    Kush tha qe Shqiperia eshte qe nga viti 1990 e Pa Varur?
    Eshte mashtrim!
    Shqiperia sot eshte me e varur se cfare ka qene nen sundimin osman!
    Me thoni nje gje qe percakton pavaresine duke filluar nga legjislacioni,qe pa vulosur Komisioni i Venecies nuk behet asgje,per zgjedhjet,qe po thane “PO” OSBE e ODIHR-i,KE.PE etj,etj nuk quhen,politika e jashteme,financat,mbrojtja e vendit etj,etj a nuk varen nga Europa etj?
    He,me thoni se cfare ka te pavarur sot Shqiperia?
    Shqiperia as ne vitin 1912 nuk ishte e pavarur!
    Vetem ne socializem ka qene Shqiperia e Pavarur vertete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje