Ndërkohë që autostrada nga Shqiponja tek “City Park” ishte bllokuar nga ujët, specialistët po përpiqeshin të gjenin shkaqet pse kush i ka prishur kolektorët. Nga hetimi final doli që kolektorët tek “City Park” i ka prishur vetë biznesmenët e “City Park”, kolektorët tek Qafa e Kasharit po biznesmenët që kanë blerë pronën në krahë. Dhe të shikoje që të gjitha kronikat televizive, nuk u qanin hallin njerëzve që kishin mbetur në ujë, por biznesmenëve që kanë bllokuar kolektorët dhe ankohen pse qeveria nuk i bën derman ujit që të mos u dëmtojë pronat.
Në shumë faqe në internet u publikuan dy foto krahasuese. Ajo e urës së Mesit që përballonte Lumin e Kirit prej 600 vjetësh dhe ajo e urës së Fush-Krujës që për dy vjet e rrëzoi një përrua.
Pas kësaj kryeministri thirri stafin dhe u tregoi të dy fotot.
Duhet të nxjerrim mësim nga historia,- tha. Mendoj të mos ketë më tendera. Do t’i bëjmë vetë urat.
Xhelal Mziu dhe Fiqua i Vorës, ankohen se uji nuk ka ardhë nga qielli po u ka shpuar Erjon Velia rezervuarët me qëllim që ti përmbysë dhe ata. Pasi dëgjoi akzuat e tyre, Lali Eri shkoi me vrap të verifikonte rezervuarët rrotull Vorës dhe pa që ishin ende në rregull .
Gazetarët e interesuar për inspektimin e pyetën ç’mund të na thuash për akuzat.
-Nuk kam asnjë koment,- tha Lali Eri dhe iku.
Stafi i tij që po xhironte e pyeti se çdo bënin me xhirimn.
-Lereni ta kemi rezervë këtë kronikën për ndonjë ditë tjetër se sot kemi plot,- tha Lali Eri.
Një gjirokastriti i kishte hyrë ujë në shtëpi dhe ishte ngjitur në kat të dytë e shikonte. Shkojnë punonjësit e ndihmës së shpejtë dhe i thonë: Përse nuk e heq ujin por rri e shikon?
-Po pres të kullohet,- tha,- se nuk e përdor dot kështu siç është. Pastaj do ta mbush në shishe.
E la Lali Eri ne mes punen e permbytjeve ne bashkine e Tiranes se do ti niste Ola Brukos ne News24 nje buqete me lule per ditelindjen e saj. Nuk jemi xheloze per kete akt, por kemi pershtypjen se veprimi i tij kompromenton rende misionin e medias ne shoqeri, duke e blere ate!
undefined