Pas replikave të fundit të Ben Imamit me Lulzim Bashën për mënyrën se si ai i ka përjashtuar nga PD nismëtarët dhe politikanët e vjetër, Kunati i është përgjigjur Ben Imamit me një postiim ku shpjegon arsyet përse ka ndodhur kjo. Çelsi i suksesit, sipas Kunatit është porosia e tyre që Luli të ndjekë gjurmët e Doktorit.
“I nderuar zoti Imami dhe ju të përjashtuar të tjerë.
E di që e keni përjetuar keq këtë përjashtimin nga PD, por unë dhe Luli nuk kemi asnjë faj.
Ne jemi të rinj në PD dhe nuk e njihnim historinë e saj. Ju, dmth kam parasysh Ben Imamin, Jozefinën, Ritvanin etj, gjithmonë na thoshin, që ne duhet të ecim në gjurmët e Berishës. Këtë na e përsëritnin aq shumë sa na u bë kompleks.
Një ditë Lui më tha: Fillo e studio çfarë ka bërë Berisha të bëjmë dhe ne, se na çmendën duke kërkuar të ecim në gjurmët e Berishës.
Pas kësaj unë mbërrita me një relacion tek Luli se si duhet të përfitonim nga përvoja e Berishës.
Unë i mora rastin e Azemit.
Ky është themelues i PD i thashë, nuk e ka bërë kurrë ministër dhe e ka përjashtuar që muajin e parë të pushtetit nga PD, deri sa ka dalë prap në opozitë. Në fund dhe e ka vrarë. Këtë duhet ta kemi busull udhërrëfyese i thashë.
-Ke të drejtë,- më tha Luli dhe ia nisëm punës.
Fillimisht ju hoqëm nga lista. Tani pak nga pak do t’iu heqim dhe nga partia. Pastaj ju duhet të bëni betejat tuaja me PD që të bëheni popullorë si Azemi. Duhet të futeni në grevë urie, të udhëhiqni sindikatat etj.
Në fund do pajtohemi, por dikush nga ju dhe mund të vritet. Kështu ndjehemi të qetë që po ecim në gjurmët e Doktorit.
Tani zgjidhni e merrni, a doni vërtetë që ne të ecim në gjurmët e Doktorit, apo jo? Se na e nxitë jetën!”