Kunati informon Lulin për seancën me  Doktorin në Kuvend

4 Dhjetor 2017, 21:00Antena TEMA

Pas ikjes së Lulit në Bruksel, sot në Kuvend, kryetar partie u bë Doktori për dy orë.

Ai mori kohën e Lulit për të folur, dhe replikat me kundërshtarët.

Por problemi ishte se dyshja Luli-Rama u zëvendësua me dyshen Berisha-Balla.

Pas batutës së Ballës, se “Luli ka ikur në Bruksel të bëjq pazar me Edin”, Doktori u turbullua dhe filloi të flasë për korrupsionin e impiantit të plehrave.

Kunati, i shqetësuar nga e gjithë kjo situate, i shkruan Lulit:

“I dashur Luli!

Seanca sot ishte një tmerr.

Salla pa ty ngjante tërësisht bosh.

“Plaku” tentoi të të imitojë ty në përballjen me Ramën, por u bllokua nga Balla me dy fjalë.

Sapo Balla i bëri diversion, ai e humbi fare dhe fliste përçart.

Kjo tregon se ai vazhdon të dyshojë për marrëveshjen tënde me Ramën.

Meqë sot ishte seancë kundër dhunës ndaj grave, unë kisha menduar që kalë betje të kishim Salianjin.

Por ai nuk pranoi.

-Ai ka fyer gratë shqiptare, tha Doktori, se ka kërkuar që të martohen me provë. Kjo është shenjë e fortë mosbesimi ndaj gruas.

Në fakt, kishte të drejtë.

Edhe Grida ma shprehu këtë shqetësim.

Deputetja Pampori, si psikologe e vjetër, e shpjegon këtë situatë me faktin që Salianji duhet të ketë humbur ndonjë dashuri të vjetër dhe ka frikë të kontaktojë vajza të reja, se nuk i gjen në rregull.

Në këto raste, ajo thotë se e vetmja zgjidhje që të ndjehet i sigurtë, është të shkoj me një mashkull, pasi ata nuk kuptohet kur e humbasin virgjërinë.

Edhe këtu kishte të drejtë.

Pastaj u ngrit Doktroi e foli prapë për plehrat.

Për të bërë diferencën me ty, nuk tha që bëjnë 400 milionë euro, sa the ti, por tha që bëjnë 250 milionë euro.

Pra, një diferencë 150 milionë euro nga ty.

Zakonisht ai i shton shifrat. Është hera e parë që i ul.

Nuk e di si e nxorri 250 milionë, pasi 15 Elbasani, 20 milionë Fieri dhe 51 milionë Tirana, katërqind milion bëjnë, por ai me siguri mund ta ketë llogaritur me makinë.

Do jetë ndonjë gabim makine.

Gjithë seanca shkoi keq, dhe mua më duket se pa ty në Kuvend, PD është e humbur.

Përpiqu të jesh sa më i ashpër nga Brukseli.

Në takime kokë më kokë, thuaj çfarë të duash, mos u vi në siklet.

Rëndësi ka kur të flasësh për median shqiptare, të thuash sikur flet në Kuvend, se nuk të dëgjon njeri ca thu aty brenda.

Po munde, përmende pak në atë fjalimin për mediat shqiptare, se pikat e djegies së plehrave në Tiranë do të lënë pa punë mbledhësit e shisheve plastike, dhe do na mbyllë fabrikën.

Të tjerat i di vetë.

Rëndësi ka të dukesh më i egër se Doktori në seancë kur flet për shtypin.

Me ata të huajtë, mos fol kështu si flet për shtypin, se të marrin për budalla e s’të takojnë më.

Mezi pres të kthehesh se ky plaku nuk durohet.

Fevziu ka 8 ditë që nuk ka bërë asnjë deklaratë që të na tregojë çfarë thonë shërbimet sekrete.

Me sa duket po interesohet për Qamilin tonë.

Kur të kthehesh, kalo nga Hollanda, se u bë një javë pa vaditur lulet.

Shiko dhe kutinë postare mos ka ardhur ndonjë zarf nga Belize, apo nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Kunati!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje