Kunati, plan sekret pas kthimit të Lulit nga Brukseli!

5 Dhjetor 2017, 21:01Antena TEMA

Pas mbështetjes së fortë që Rama mori në Bruksel nga Komisioni Evropian, Kunati ka hartuar një plan se si mund të dështojë hapja e negociatave.

Detajet e planit ai ja paraqiti Lulit me qëllim që ai t’ia paraqesë Doktorit si një strategji evropiane.

Kunati shkruan:

Gjithë çelësi qëndron tek Merkeli. Ne duhet të luftojmë të mos krijohet qeveria në Gjermani, ose të mos jetë Merkel kancelare.

Për këtë duhet të bëjmë një plan konkret.

Pika e parë është të luftojmë brenda CDU që të mos pranojnë koalicion me socialdemokratët gjermanë, se po e pranuan koalicionin, atëhere ata votojnë me të dy duart për negociatat.

E dyta, nëse bëhet marrveshje me socialdemokratët duhet të luftojmë të ikë Merkel nga kancelare, që i riu të mos ketë kohë të njihet me Ramën.

E treta, nëse në vend të Merkel vendoset Mcallister duhet ta kundërshtojmë, pasi ai e ka inati Lulin. Ai nuk ja fal dështimin e Prillit kaluar për hyrjen në zgjedhje dhe do hakmerret ndaj tij.

Pra gjithë energjitë tona duhet të angazhohen për të krijuar destabilizim të Gjermanisë. Vetëm nëse destabilizojmë qeverinë gjermane, kemi një shans të mos hapen negociatat. Ndryshe këta të Evropës i hapin pa vrarë mendjen fare.

Luli e lexoi skemën e Kunatit dhe ju duk interesante. Përpjekja për të destabilizuar qeverinë shqiptare dhe raportet me BE dështoi. I vetmi shans çuditërisht mbetej destabilizimi i Gjermanisë.

I vendosur dhe me qetësi ja shpjegoi Doktorit planin.

-Nuk kemi asnjë shans tha, duhet të destabilizojmë krijimin e një qeverie gjermane me koalicion të gjerë. Së paku të krijojnë me nacionalistët ose qeveri pakice, që mos ta kenë mendjen tek ne.

-E shkëlqyer, tha Doktori. Nesër në shesh: Merkel ik!

E ke gjet, të përgëzoj!

Mblidh koalicionin dhe të bëjmë planin.

Luli filloi të thërrasë anëtarët e koalicionit dhe u hap fjala se aksioni i ri opozitar synonte të godiste ata që mbrojnë Ramën në Evropë.

-Mirë e ke menduar djali,-i tha deputeti Ruli, po ne nuk rrëzojëm dot Erion Velinë në Bashki do rrëzojmë Merkelin në Gjermani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje