Në daljen e saj të fundit publike, Grigja ka mbajtur një leksion të hapur për gjërat fallco.
Ajo ka thënë se fakti që njerëzit nuk e përflasin atë, është se ajo nuk i do gjërat fallco, por gjërat e vërteta.
Fillimisht Grigja u përqëndrua tek tema e familjes.
Ajo foli se sa e rëndësishme është që një familje të mos jetë fallco:
“Desha të nis fillimisht me idenë të jetuarit fallco.
Në perceptimin koherent të një shoqërie dinamike, që evolon përditë, në perceptimin e së vërtetës dhe fallcos, gjithmonë ka një iluzion për familjen dhe se shumë çifte në Shqipëri bëjnë jetë fallco.
Në këtë pikë mendoj se ka një barazpërgjegjësi mes burrave e grave që sillen fallco në famlje dhe kjo rëndon shumë idenë e një shoqërie të hapur.
Unë nuk jam njeri fallco në familje, dhe nuk mbaj familje sa për t’u dukur.
Ideja që të jesh i vërtetë ngërthen shpesh dhe raporte të tua jashtë familjes, por e rëndësishme është që ato të jenë publike, njerëzit t’i dine, dhe po të kapën, ti, të mos thuash që kjo është fallco në shenjë mbrojtje.
Nëse ja arrin kësaj, ti je njeri i vëretetë dhe familja të respekton më shumë.
Në këtë prizëm, është anormale të mbivendosësh korrektësinë mbi të vërtetën dhe të krijosh mitizimin e një gjëje fizike mbi atë shpirtërore, dhe aq më keq, të barazosh përpjeket e tua financiare me idenë e respektit ndaj një familje të vërtetë.
Ndaj jam partizane e të qënurit njeri i vërtetë me familjen, pavarësisht sakrificave që mund të bësh për anën financiare apo fizike, e cila duhet të jetë propocionale me gjendshmërinë tënde për familjen.
Nga ana tjetër, mendoj që një element tjetër i rëndësishëm është veshja, e cila pavarësht se në teoritë materialiste theksohet që përmbajtja dominon formën, në teoritë ekzistencialiste, po ashtu thuhet që forma dikton përmbajtjen.
Dhe një nga arsyet që unë blej rroba firmato të vërteta, është që të mos më thonë që meqë rrobat i ke fallco, je dhe fallco vetë.
Është më mire të të thonë që vërtet i ke rrobat firma të vërteta, siç je vetë.
Një tjetër shqetësim që e ndaj shpesh dhe me kolegun Berisha, është dhe ideja për të mos pasur një dashuri fallco për PD.
Në konceptin modern të ndikimit që kanë ndjeshmëria politike në raport me sensibilitetet e tjera tek njeriu, ka dalë në plan të parë ajo politike, pasi ajo dominon nevojat financiare, fizike dhe shpirtërore, dhe në këtë pikë, them se dhe dashuria ndaj PD duhet të jetë e vërtetë dhe reciproke.
Në rast se PD nuk të jep gjë, mund të mos e duash, në rast se të jep, duhet ta duash dhe kjo ka të bëjë me të qënurit e vërtetë.
Ajo që mua më bën çudi dhe e quaj fallco, është dashuria për PD, e këtyre që ne kemi zbuar nga PD.
Ata janë njerëz fallco, pasi duan një gjë që nuk i do, dhe mua kjo më krijon shpesh shije të keqe.
Ndaj mendoj se beteja kundër fallcitetit duhet të jetë prioritet i punës sime dhe në të ardhmen.”
O Grigja po kur perdorje ate gjene fallco qe me vjen turp ta them.