Fevzo është kundër emërimit të prokurorit të përkohshëm, por thotë se ai do zgjidhet. Sipas tij i kontaktuar nga shërbimet sekrete, ai ka mësuar se prokurori i ri do të jetë dikush që nuk ka qenë asnjëherë në emision tek Fevzo dhe ky është një skandal i paparë. Në gjithë kriteret që janë përcaktuar për prokurorin e përkohshëm, është harruar kriteri i të qënit i ftuar në emisionin e Fevzos. Kjo ka alarmuar shërbimet sekrete, të cilat i kanë thënë Fevzos se nuk duhet ta pranojë në asnjë mënyrë kandidatin që do të dalë.
Shërbimet sekrete i kanë treguar Fevzos, se ato kanë përgjuar ambasadorin Lu, dhe ai është pro prokurorit të përkohshëm, pasi ky i fundit i ka thënë në konfidencë, që është kundër vendimit të presidentit Trump për të bërë Jeruzalemin kryeqytet të Izrealit. Kjo me sa duket është dhe pikëpamja e ambasadorit, por nuk guxon ta bëjë publike pasi zbulohet që është i Sorosit.
Nga ana tjetër shërbimet sekrete i kanë thenë Fevzos se Romana Vlahutin, e mbështet prokurorin e përkohshëm, pasi mendohet që mandati i tij mbaron bashkë me atë të zonjës Vlahutin në shtator dhe ajo shpëton pa u hetuar në Shqipëri.
Shërbimet sekrete gjithashtu i kanë thënë Fevzos, se bandat e drogës po shantazhojnë shoqërinë civile që të mos paraqesë kandidatura për KLP që prokurori i përkohshëm të jetë shumë jetëgjatë.
Të gjitha të dhënat Fevzo thotë se do ti bëjë publike së shpejti përmes një analize e cila konkludon si gjithmonë në tre skenare për prokurorin e përkohshëm. E para ai mund të zgjidhet me tre të pestat. E dyta ai mund të zgjidhet me konsesus të plotë si reforma në drejtësi. Dhe e treta ai mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Të shikojmë se ëfarë do ndodhë, përfundon Fevzo, por është e sigurt se një nga këto të treja do të ndodhë.
Fevzo bytha, fevzo fenda, fevzo pordha hyn e del si Nastradini, sic ja kerciste atehere Vajdini. O Blendi Fevziu o qosja e myzeqese, fute koraninin ne vrime te qypit se te vjen arome mutit!
undefined
Trupë për gazetarin Fevziu servil i Partive në pushtet ka bër propogandë pro Saliut për vite me radhë dhe thotë që rogae tijë eshtë shumë e madhe turpë djalë i ulët n.q.s. është djalë????