Flamuri shpjegon fabulën e Doktorit me qenin e tërbuar dhe këlyshin

14 Dhjetor 2017, 19:19Antena TEMA

Flamuri u bë personazhi i ditës sot, kur në momentin që Rama përmendi se do të hetohen dosje të Berishës, diçka i tha Doktori, dhe u vërsul drejt tribunës.

Aty rojet e bllokuan dhe pasi u sha me fjalë, u përjashtua nga seanca.

Kur doli jashtë, e prisnin gazetarët.

-Çfarë ndodhi, e pyetën ata?

-Ndodhi ao që ndodh gjithmonë, kryeministri i krimit ofendoi atë burrin, por unë i tregova vendin.

-Çfarë i tha, që e ofendoi?

-Ai e ofendoi dhe tha se ai burri do hetohet, dhe kjo mjafton që çdo njeri të ngrihet në këmbë dhe t’i vërë flakën qeverisë së krimit.

-Po Doktori, çfarë qëndrimi mbajti?

-Doktori tregoi një histori për respektin tim.

E dëgjut besoj.

Tha që unë kam pas dy qenë në shtëpi.

“Një qen trim luftarak, që ujk t’i dilte përpara, nuk kishte.

Ne i vinim një gushore që të mos hante njerëzit.

Kur atij i jepje komandën ‘s’kapee’, ai turrej dhe me tre hapa arrinte tek armiku.

Ishte i jashtëzakonshëm. Ai ishte qeni im i preferuar.

Tjetri ishte një këlysh i vogël që lehte gjithë ditën.

Një ditë dola i mërzitur t’iu bërtisja, por gjyshja doli nga Ballkoni dhe më pyeti: Kujt i bërtet Sali?

-Këtij këlyshit, i thashë.

-E ke gabim, tha. Këlyshit sa më shumë t’i bërtasësh, aq më shumë leh”.

Gazetarët po prisnin vazhdimin  e historisë.

-E kuptut besoj, tha Flamuri?

-Jo, i thanë gazetarët.

-Ai qeni i fortë luftarak jam unë.

Sapo më dha shenjë Doktori, me tre hapa arrita tek podium i Ramës e desh e shqeva.

-Po ajo konia që leh, kush është, pyetën gazetarët?

-Atë e ka për Salianjin, se ai flet nga vendi e nuk pushon.

Ish- deputeti Ruli që po ndiqte Flamurin, i nisi një sms Lulit.

-Sidoqoftë një gjë e ke qëlluar në grupin e ri parlamentar.

Ke zëvendësuar oratorët me grupin e qenëve, disa lufatarakë e disa lehës.

3 komente në “Flamuri shpjegon fabulën e Doktorit me qenin e tërbuar dhe këlyshin”

  1. zano likaj says:

    drizari ne se ka deputet me idiot, me injorant me i pa skrupullt me provokatori eshte Flamur noka, me sa duket berisha mban 2-3 vete njeri e ka koqe te djathte njerin te majte ndersa muli eshte k…i i saliut qe sa her i nevojitet per provokim ndersen mulin, Muli del kudo ne skene ne seanca plenare ne komisionin e sigurise etj je bere kaq i neveritshem o idiot sa na peshtiros edhe televizorin kur te shikojme hiq dore mor idiot dhe behu njehre te vetme serioz se je fatakeqesia e atij kuvendi por dhe fatakeqesia e atyre njerzve qe perfaqeson.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje