Kunati ka bërë një sqarim për foton e Lulit në metro me gruan e tij.
Pas bujës që ka bërë fotografia, Kunati ka bërë një deklaratë për shtyp, ku ka sqaruar rrethanat e fotografisë:
“Të nderuar demokratë!
Spekulimet rreth fotografisë së Lulit me gruan në metro, nuk janë të vërteta.
Luli ishte në takim e PPE në Edinburg dhe kishte prerë një biletë një javore për gjithë trenat dhe metrot.
Bileta kushton 48 paund.
Me atë biletë ti mund të udhëtosh pesë ditë, të hipësh në tren dhe metro dhe të shëtisësh në vende të ndryshme.
Ajo ishte dita e fundit e qëndrimit në Londër dhe Luli vendosi ta përdorë në maksimum biletën, se ua kishin prerë ata të PPE.
Kështu, ata shkuan në disa supermarkete për të bërë pazar, dhe në kthim vendosën të blejnë një pompë të vogël që ujit lulet automatikisht, se na është prishur tek shtëpia në Hollandë.
Në fakt, Luli nuk e kupton rëndësinë e kësaj dhe tha që nuk ja vlen, po motra, që i di hallet e shtëpisë, këmbënguli, dhe u sorrollatën derisa e gjetën.
Aty, kur blenë pomën, atë panë dhe një makinë të lezetshme që ushqen macen vetë, dhe mund t’i hedhësh për 6 ditë ushqim.
Vendosën ta blejnë dhe atë, se pastruesja shkon një herë në javë në shtëpi dhe macja rrezikon të ngordhë për të ngrënë.
Kjo bëri që ata të mbingarkoheshin me çanta.
Për këtë shkuantek posta, dhe i postuan gjërat për Hollandë, dhe vet ikën në aeroport.
Kjo është e gjitha.
Nuk ka asnjë konspiracion në atë udhëtim.
Thjesht halle shtëpie.
Rrugës për në aeroprot e mori disa herë Doktori, por treni futet në tunel dhe humbisnin valët.
Kur shkoi në aeroport, pa mesazhin e Doktorit, që i thoshte se këtu po bëhet nami dhe po na marrin kryeprokurorin.
Atëhere Luli e la motrën vetëm, sa postoi plaçkat dhe u ul e shkroi mesazh për gjithë deputetët të mblidhen me urgjencë në seli dhe të presin Lulin kur të kthehet nga Londra, se ka një mesazh të rëndësishëm.
Mesazhi është i qartë.
Pamvarësisht halleve që kemi, ne nuk mund ta falim kryeprokurorin.
Dhe ai, edhe motra, nuk shkuan fare në Hollandë dhe erdhën direkt në Tiranë.
Atë veglën për ujitje automatike dhe makinën që ushqen macen, do shkojë t’i marrë të premten që vjen në Hollandë dhe t’i montojë.
Deri të premte kemi betejën për kryeprokurorin”.
undefined