Pas deklaratës së Faros, se diplomatët vijnë në Tiranë për të gjetur dashnore, kanë reaguar gratë e diplomatëve të huaj në Tiranë.
Në një deklaratë të përbashkët, gratë e diplomatëve i drejtohen Faros, për t’i shpjeguar pozitën e tyre:
“Zoti Faro!
Lexuam të tronditura deklaratën tuaj për qëllimet e mbrapshta të burrave tanë, që kërkojnë të vijnë diplomatë në Tiranë.
Ne të gjitha jemi ndjerë krenare dhe të motivuara kur burrat na kanë thënë që “po ikim në Tiranë, se jam emëruar ambasador”, dhe askush prej nesh nuk ka dyshuar se pas këtij lajmi të gëzuar fshihej diçka tjetër.
Ne na kishin thënë se aty është vend i bukur, ka lokale me ushim të mirë me paçe, pilaf, pula të pjekura etj.
Ne kemi bërë kërkime mbi tipologjinë e diplomatëve shqiptarë dhe pak a shumë kemi mësuar disa vese të tyre, dhe jemi siguruar se burrat tanë nuk i kanë këto vese, ndaj mund të shkojnë në Tiranë.
Zakoni që kemi hasur tek ish- diplomatët shqiptarë është që bëjnë korrupsion në Ambasada, shesin shërbime me unaza floriri apo sende të çmuara etj, gjëra të tilla.
Në vendet tona për këto gjëra dënohesh rëndë, dhe po ashtu s’kemi pasur dyshim se burrat tanë do ta bëjnë këtë.
Ky rreziku që diplomatët e huaj vijnë të zënë dashnore në Shqipëri nuk na kishte shkuar në mendje, pasi në vendet tona ka liri seksuale më shumë se në Shqipëri, dhe nuk ri njeri i martuar kot.
Biles dhe kur dikush bie në dashuri me kunatën, e lë gruan e shkon me kunatën.
Ndaj jemi të shqetësuar se ju mund t’iu kenë keqinformuar për këtë çështje, ose do t’u jetë lavdëruar ndonjë vajzë kot.
Vendet tona nuk e kanë këtë traditë dhe si të tillë, nuk na është dukur e rrezikshme vendim-marrja e burrave.
Po për të qenë brenda, asnjë nga ne se ka marrë motrën me vete, kështu që rreziku që këta të shkojnë me kunatat, siç është zakon tek ndonjë ish- diplomat shqiptar, bie.
Kur ne të pamë ty në TV duke folur se çfarë e tërheq një diplomat të huaj të vijë në Shqipëri, menduam që do thoshe këtu ka paçe të mirë, ka pilaf të mirë, apo ka dhe pulë me pilaf, por ti na zhgënjeve”.
Faro Blegerin Faro
Uaaa, uaaa, USAaaaaa
fahri , me mire te kishe bere bleginen deputete , eshte me burrneshe , per revolucion eshte me e pergatitur nga partia. o pd ku re. ..