Një debat i madh ka shpërthyer në Shqipëri lidhur me votimin e Shqipërisë në OKB kundër njohjes së Jerusalemit si kryeqytet i Izrealit.
Zhurma bëhet për shkak se votimi i Shqipërisw bie ndesh me atë të SHBA.
Muli, i cili ka dy vjet që po ropatet në luftë me SHBA kundër reformës në drejtësi, e gjykoi si një rast oportun që të shprehej sot pro-amerikan.
Për këtë, ai doli me një qëndrim të ri rreth shurrosjes në lulishten e Kuvendit.
Ai thotë se e bëri atë gjest për të poshtëruar qeverinë shqiptare, e cila ishte bërë gati të votonte kundër SHBA:
“Nga një anë na ftonin ne votonim pro SHBA në sallë kryeprokuroren, nga ana tjetër vetw po përgatiteshin të votonin kundër SHBA.
Atëhere unë vendosa të bëj shurrën në lulishte, në shenjë proteste për të tërhequr vemendjen e shtypit botëror rreth asaj që po ngjante.
Nga ana tjetër, u vura në kontakt urgjent me LSI dhe u shpjegova se çfarë po përgatitej.
-Ne i zgjidhim vetw hallet tona, u thashë, dhe nuk jemi ne që kemi nevojë për Amerikën, por Amerika që ka nevojë për ne.
Prandaj lwreni kryeprokuroren dhe të hidhemi në luftë të ndihmojmë Amerikën në Palestinë.
Në LSI u dha kushtrimi.
Titi më thirri në telefon dhe më kërkoi se çfarë gjesti të fortw të bënte LSI, meqë këtë të shurrës, e kisha bërë unë.
Unë i thashë të rrethoni bustin e Willsonit me çizme, se e keni afër selisë, që askush të mos guxojw të afrohet, pasi rrezikohet ta prishin”.
Ndërkohë që Muli fliste, në sfond dëgjohej një këngë e njohur për LSI e Skraparin, e modifikuar.
Në sfond dëgjohej kwnga:
“Jam i ri e jam beqar,
Lindur, rritur në Skrapar,
nuk kam borxhe për të larë,
e kam zemrën qelibarë
OKB të qofshim falë
Si nuk na dërguat fjalë
Të mbysnim Ramën të gjallë
T’i dilnim luftës në ballë
Se në Malet e Skraparit
Lindi miku i Donlad Trampit
Kush i qan hallet e tija,
Lulzim Basha, LSI-ja”
Nga rusët, kinezët
Mos ki fare frikë
Sa të kesh Flamurin
Ti moj Amerikë.
.
Po u nxeh Kim Jongu
S’e qeth Amerika
Me çizme e gjuan
San-De-Norodom Monika.
.
Hahaha e modhe kjo,hahaha.
Forca komunista vidhni sa me shume
Se populli voton mer mjellin dhe fle gjume
Ne ne cdo fushate tregojme barsoleta
Populli shkrihet qesh
Ne na plas kuleta
Keshtu do vazhdojme mjell e barsoleta
Populli yne trim sdin ceshte e verteta
Popull me te mire nuk Ke ku e gjen
Me dy barsoleta vallzon e kercen
nje kryeminister komplet injorant
Po argeton popullin me shokun taulant
Dhe kur taulanti Lodhet Ska me ze
Fillon erion brace dhe nuk pushon me