Kunati bën analizën pse LSI ishte më e fortë se PD në Kuvend

18 Dhjetor 2017, 18:19Antena TEMA

Pas seancës parlamentare ku u hodhën bomba tymuese, u zhvillua mbledhja e përbashkët e grupeve parlamentare të opozitës.

Kunati u detyrua të bëjë analizën pse LSI ishte më agresive se PD në Kuvend.

Për të qetësuar situatën, ai ju drejtua vetë grupit parlamentar të PD-së, duke theksuar se situata në Kuvend u dominua nga LSI, dhe kjo nuk është mirë për PD, pasi duket sikur lufta në Kuvend ishte vetëm hall i Doktorit dhe LSI.

-Ju e patë zonjën Monika që mbeti pa çizme në Kuvend, tha Kunati, ndërsa disa zonja tona deputete, nuk hynë as brenda.

Kjo i dogji Gridës, e cila u ngrit të jepte shpjegime.

-Nëse e keni për mua, tha, duhet të më kishit përgatitur për këtë situatë.

Unë kisha veshur këpucë me taka të holla dhe të larta, pasi detyra e parë që na u ngarkua, ishte t’i shkelnim deputetët e PS me taka, kur të votonin.

Unë kisha afër Taulant Ballën dhe mendova që duhet t’i shkelja këmbën me majën e takës.

Por kur u afrova dhe mendova se po e shkelja fort, ai nuk po lëvizte dhe po i vinte qejf që ja kisha ngjit këmbën sipër.

Aty pashë që kisha shkel mbi një bluzë me lule dielli që kishte rënë poshtë, dhe jo mbi këmbën e Taulantit.

Pra, është thjeshtë çështje organizimi.

-Po kur e pe që Monika hoqi çizmen, pse nuk e hoqe dhe ti, ju drejtua Doktori?

-Kjo është pyetje me vend, por pa taka, unë ngjaj më e shkurtër se Albana dhe nuk dua të krijohet ky peceptim, pasi do hapnim një sherr të vjetër.

-Kam dhe unë një vërejtje, tha Muli.

Kur gratë deputete të LSI, u vodhën kartat deputetëve socialistë, asnjë nga gratë tona nuk lëvizi të bënte të njëjtën gjë.

Ne i kishim nda detyrat.

Unë me Doktorin do sulmonim Ramën, gratë do vidhnin kartat në rrëmujë.

-Unë u përpoqa, tha Albana, por ata sa më shikonin mua, e fusnin kartën në xhep dhe më thoshin fute dorën merre…

Me thënë të drejtën nuk e fusja dot, se më dukeshin shumë të eksituar.

-Kjo nuk  e justifikon mefshtësinë tuaj, tha Kunati.

Sidoqoftë, tani e tutje veprimet duhet të jenë të koordinuara, dhe sidomos gratë e PD nuk duhet të mbeten pas grave të LSI, se na krijohet problem.

-Më vjen keq, tha Albana. Po Mona nuk është konkurrentja jonë, është e Lulit .

Luli të bëjë çfarë bën Mona, jo ne.

Ne do bëjmë çfarë bën Tit Vasili.

-I vetmi moment që ne jemi më radikalë se LSI, është propozimi i Doktorit për djegie mandatesh, dhe duhet ta diskutojmë këtu, tha Kunati.

-Unë jam kundër, tha Gonia i Vlorës. Unë kam paguar paratë për katër vjet.

-Mirë, ti s’ka problem, tha Kunati. Të tjerët.

-Edhe unë, tha deputetja e Durrësit.

-Ok, s’ka problem dhe për ty, po flas në tërësi, tha Kunati.

-Në tërësi unë mendoj që t’i djegim në mënyrë simbolike, tha Salianji. D.mth djegim disa mandate të vizatuara.

-Puna është që të kemi një epërsi mbi LSI, tha Kunati.

Se ata thonë i kemi marrë me gjak, ju thoni i kemi marrë me lekë. Dhe në këtë pikë duken më të avancuar.

1 komente në “Kunati bën analizën pse LSI ishte më e fortë se PD në Kuvend”

  1. Hajde deputete alabake qe ka parlamenti shqiptar,turp dhe faqja e zeze cilet jane perfaqesuesit e popullit katundar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje