Muli sqaron incidentin e bërjes së shurrës para Kuvendit

21 Dhjetor 2017, 18:56Antena TEMA

Pas shumë debatesh publike, Bashkia e Tiranës i ka prerë një fletë gjobe Mulit për shurrosje në mjedise publike.

Gjoba përmban detyrimn për t’u paguar brenda dhjetë ditëve me gjysëm çmimi, pastaj me çmim të plotë e në fund me kamatë.

Në rast se vonohet, Bashkia do t’i publikojë dhe foton në postera si ndotës i Tiranës.

Në reagimin e tij ndaj kësaj ngjarje, Muli shkruan:

“Të nderuar demokratë!

Gjesti i Bashkisë së Tiranës, që kërkon të më gjobisë mua për shkak të urinimit, është një goditje shumëfishe kundër PD, kundër meje personalisht, dhe Doktorit që më ka krah të djathtë.

Duke vendosur një gjobë kundër meje për shurrosje, Erion Veliaj kërkon të ndryshojë objektivin e gjestit tim.

Unë nuk po shurrosja, por po pshurrja.

Pshurja ka ndryshim nga shurrosja, pasi pshurrja bëhet për të poshtëruar vendin ku pshurr, kurse shurrosja bëhet nga frika, ose nga halli.

Unë kam vetëm një hall zotëri, kam hallin e demokratëve, dhe ky hall nuk zgjidhet duke bërë shurrën, por duke pshurur këtë pushtet.

Erion Veliaj e ka dhe me mua personalisht, pasi duke kërcënuar se do të publikojë posterin tim duke pshurur, ai mendon se do më turpërojë para shqiptarëve.

Unë nuk i frikësohem.

Të jetë i sigurt ai që mendon se do më turpërojë para shqiptarëve duke treguar organin tim gjenital, se unë do dal i fituar nga kjo, pasi shumica  e njerëzve më gjykojnë mua si kallëp në tërësi, dhe jo për pjesë të veçanta.

Por synimi i tij është të më turpërojë edhe tek Doktori.

Duke më sulmuar si krahun e djathtë të Doktorit, ai tenton të tregojë se Doktori ka bashkëpunëtorë frikacakë, që bëjnë shurrën në brekë nga frika e policisë

Unë zotëri se kam bë shurrën në brekë, por në tokë, dhe asnjë pikë nuk jam lagur.

Nuk jam si Edi Rama që lag pantallonat sa herë bën shurrën.

E kam bë me qetësi, pa mu dridh dora dhe syri, dhe kam vazhduar me qetësi betejën time.

Doktorin e kam nderu dhe tek kjo punë, si tek çdo punë tjetër që ma ka ngarkuar.

Ndaj Erion Veliaj të bëjë të vetën, unë do bëj time.

Veç në ma qet atë mikun në postera, ka me humb pikë, se s’kam për t’i zhgënjyer qytetarët, sidomos nëse më nxjerr kallëp të gjithin në fotografi.

I juaji, Flamuri!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje