Hetimet për çizmen e Monikës, janë futur në rrugë pa krye

19 Dhjetor 2017, 18:21Antena TEMA

Policia ka administruar si provë për dhunën në Kuvend, një çizme që mendohet se është e Monikës.

Për ta provuar shkencërisht atë, meqë mund të mos merren për bazë provat fimike, policia ka mundur të marrë një qime floku nga Monika, dhe t’i bëjë analizën e AND-së, erës së djerësve në çizme, dhe ka arritur në përfundimin se çizmja para se të hidhej, ka qenë  e veshur prej saj.

Kështu që, në referimin për Prokurorinë, është shënuar se ekzistojnë prova filmike që ajo fluturon çizmen, por ekzistojnë dhe prova shkencore se çizmja i përket asaj.

Pas kësaj, Prokuroria po shqyrton mundësinë për ta konsideruar provë ligjore.

Për këtë, ajo po thërret dhe dëshmitarë të tjerë nga LSI, PD e PS, që mund të provojnë se çizmja i përkiste Monikës.

I pari u thir Tit Vasili.

-Unë nuk mund ta pohoj, tha, pasi sa herë flas me Monikën, e mbaj kokën lartë, nuk e shikoj nga çizmet.

Vetëm njerëzit e zënë në faj para saj i mbajnë sytë përdhe e shikojnë nga çizmet.

Unë jam në rregull me detyrimet ndaj LSI.

I dyti u thirr Tak Braho, tashmë si i PS.

-Unë mund të konfirmoj që është çizmja e Monikës, tha ai, se ajo sa herë na bërtiste në mbledhje, na kërcënonte që “do t’u rrah me çizme kokës”.

I treti u thirr Ben Ristani, si i PD.

-Dëgjoni, tha Beni. Mund të jetë e Monikës, por mund ta ketë hedhur ndonjë tjetër.

Ja t’u tregoj unë një rast të ngjashëm.

Po udhëtoja unë nje herë me gruan në makinë dhe ajo ishte mbështetur për qejf në sediljen e saj.

Kur hedh sytë para, pashë një këpucë.

U zverdha i gjithi, pasi mendova se ndonjë femër që kam pas në makinë, ka harruar aty këpucën.

Më kishte ndodhur disa herë.

Nuk dija çfarë të bëja.

Fillova ta marr gruan me të mirë dhe po i tregoja peisazhin jashtë.

Po i thosha se aty mund të blejmë atë tokën, pastaj atë pyllin dhe ajo qe përqëndruar me vështrim jashtë dritares.

Në një moment, ajo nuk e kishte mendjen dhe unë zgjata dorën, mora këpucën dhe e flaka nga dritarja.

Kështu u qetësova.

Kur zbritëm, gruaja po vinte vërdallë.

-Çfarë ke, i thashë?

-Shiko mos me gjen pak këpucën, tha, se e kisha lënë këtu, e s’po e gjej.

Atë moment e kuptova, që kisha hedh këpucën e gruas nga dritarja.

Tani si mendoni ju, është faji im apo i gruas që kam hedh këpucën nga dritarja?

Ndaj kjo çështje duhet gjykuar me gjakftohtësi dhe duhen parë mirë rrethanat.

1 komente në “Hetimet për çizmen e Monikës, janë futur në rrugë pa krye”

  1. ©KENDVESHTRIM TJETER© says:

    Hirushja e Parlamentit,duhet ta provojne çizmen me rradhe,kujt do i bej !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje