Slloganet e partive politike për vitin 2018

31 Dhjetor 2017, 22:19Antena TEMA

Viti 2018 nuk është vit elektoral. Nuk do të ketë zgjedhje por nxemje për zgjedhje.

Partitë kryesore në qeveri dhe opozitë kanë bërë gati slloganet e tyre, të cilat i paraprijnë zgjedhjeve lokale të 2019

Partia Socialiste e Edi Ramës: “Të pastrojmë tepsinë, të bëjmë gati lugët”

Partia PDIU: Stop genocidit ndaj burrave çam në Kuvend”

Partia Demokratike: “Me një Lul(e) nuk vjen behari”

Partia Lëvizja Socialste për Integrim: “…Me çizme”

Partia Republikane: “Rroftë Partia Demokratike”

Partia e Agron Dukës: “O deputet, o Poli i Tretë”

Partia e Dash Shehit: “Pushteti merret me vota, mandati me gota”

Partia e Ben Blushit: “Unë bëj libra që lexohen, jo që votohen”

Partia e Bamir Topit: “Demokratë, kthehuni tek selia e vjetër”

Fraksioni Astrit Patozit: “Të vrasim Lulin, brenda vetes”

Partia e Vangjel Dules: “Përshendesim Kryepeshkopin Anastas me këngën “O sa mirë me qenë shqiptar”

Partia e Nard Ndokës: “Mos shikoni kisha e xhamia, shikoni batutat e mia”

 

2 komente në “Slloganet e partive politike për vitin 2018”

  1. Zgalem says:

    Kulmi i satires politike , per vitin , qe po mbyllet . Zgalem

  2. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    #Partia Liberal-Socialiste Gopi për Shqiptarët:
    * * *
    “Mjes, Drekë e Darkë
    Gopit mos ja Ndani
    Gjithmonë me këllëf
    Se e Mbush Shejtani!”
    ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje