Si e uruan Papunë politikanët shqiptarë, për Krishtlindje

25 Dhjetor 2017, 19:07Antena TEMA

Siç është bërë zakon, me rastin e Krishtlindjes politikanët shqiptarë bëjnë vizita në Kishën ortodokse dhe katolike për të uruar festat.

Sot Papuja kishte një gëzim të veçantë, pasi i priste si shtetas shqiptar.

I pari që mbërriti, ishte Ilir Meta.

-Zoti të bekoftë që më dhe më në fund pasaportën shqiptare, biri im.

Tani të paktën kam një motiv më shumë për të të shërbyer në këtë vend me dashuri dhe qetësi, i tha Janullatos.

-Ta gëzoni Hirësi. Dhe kujdes kur të votosh për herë të parë, pasi zakonisht ata që votojnë për herë të pare, votojnë për LSI, tha Meta.

Monika Kryemadhi:

-Ta gëzosh shtetësinë, Hirësi.

-Faleminderit bija ime, më gëzuat shumë. Zoti ua shpërbleftë.

-Nejse, Zoti të bëjë të vetën, po dhe ju mund të bëni tuajin.

Këto vendet e para që do hapen për priftërinj, mundohuni t’ia kaloni LSI, se nga ne i bëre letrat.

Se të tjerat na i ka marrë Ed Rama, s’na ka lënë gjë.

Gramoz Ruçi:

-Ta gëzoç Hirësi, dhe të priftë e mbara tani.

-Faleminderit biri im. Zoti do t’ua njohe sakrificën që po bëni si ateistë, duke respektuar besimin tonë.

-Kemi bërë sakrifica dhe më të mëdha Hirësi. Kemi respektuar dhe Vangjel Dulen, jo më ju.

Lulzim Basha:

-Ta gëzoni shtetësinë Hirësi. E ke nga opozita, se në aspirojmë vlerat kristiane të Europës.

Edi Rama është i vetmi tradhtar i fesë ortodokse, se është konvertuar në katolik.

-Faleminderit, po Zoti është një biri im, pastaj bijtë  e tij ndahen rrugës.

Kur janë në nevojë bëhen bashkë, siç u bëtë ju më 18 maj.

Mu bë zemra mal atëhere.

Pastaj ka grindje e ndahen rrugës.

Kështu ka ndodh dhe me ne dhe katolikët.

Dash Shehi:

-Ti gëzosh këto letrat Hirësi, ene tani e kuptoj ça heqin refugjatët shqiptarë nëpër botë për një copë letër.

Merre me mend që je gëzuar dhe ti si fëmijë.

-Nuk jam gëzuar nga letrat biri im, por se tani kur të më shajnë, nuk do quhet më sherr mes dy popujve, por sherr brenda familjes.

Ditmir Bushati:

Gëzuar Hirësi. Pikën e parë që pranova në Kretë, puna e pasaportës tënde ishte. Dhe Kotzias u gëzua shumë.

-Më tha biri im, dhe ta kam borxh që je modest dhe le Ilir Metën të ma jepte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje