Ristani tregon planet për çadrën inteligjente të janarit

28 Dhjetor 2017, 19:29Antena TEMA

Ristani ka paralajmëruar se protesta e janarit do të ketë një avancim në raport me protestën e vitit të shkuar.

E gjitha përqëndrohet rreth çadrës.

Çadra nuk do jetë më fizike, por digitale .

Dhe më tej, Ristani bën shpjegimet e veta:

“Defekti i çadrës së vitit të kaluar ishte se ajo ishte konkrete, e vendosur në bulevard dhe u kthye në një qendër të grumbullimit  fizik të njerëzve.

Këtë vit do të aplikojmë çadrën inteligjente.

Kunati ka siguruar një projektor, që do të projektojë në 3D çadrën para Kryeministrisë.

Aty do të vendosen dhe stola integjentë, dhe sapo njerëzit të ulen në to, do të përçohen menjëherë mesazhet e opozitës dhe ata do të bëhen aktivistë të saj.

Pastaj çadra do lëvizë dhe do projektohet para Kuvendit, para Bashkisë, para ministrive, pra kudo që ne e shikojmë të arsyeshme.

Dy elementë do jenë thelbësorë.

E para, që ajo do jetë në 3D, por virtual, e paprekshme, dhe e dyta, që do të shoqërohet me stola inteligjentë.

Pas këtij inkursioni tre mujor, ne do kemi të regjistruar në një  “database” të stolave inteligjentë, se sa vetë i janë bashkuar opzitës dhe si e kanë përjetuar aksionin.

Në këtë mënyrë, çadra nuk do ketë bilanc, se nuk ka si dështon.

Pra, nuk do ikin njerëzit nga çadra, por do iki çadra nga njerëzit, pasi do jetë e lëvizshme.

Nga ana tjetër, do të shmangen vese të tilla, si pirja e rakisë në çadra, fjetja mbi stola etj, pasi stolat inteligjentë janë bërë të tillë që sapo ti ulesh në të, prapanica hyn në kontakt me modulet integjente të stolit dhe teston personin a i pranon impulset e opozitës apo jo.

Ky është një lloj votimi elektronik paraprak që na bind ne për suksesin që mund të kemi në të ardhmen.

Nga ana tjetër, kjo formë inovative shmang dhe dështimin e mundshëm, pasi e lë të hapur betejën virtuale.

Më hollësi do mësoni pas Vitit të Ri, sapo të kthehet Luli nga Hollanda”.

2 komente në “Ristani tregon planet për çadrën inteligjente të janarit”

  1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


    E thënë shkurt o Mero
    dhe pa pikë zbukurimi:
    Inovacioni është bytha
    Me bythë do bëhet votimi!

  2. Pokeristi says:

    Z.Mero!
    Fantastike!…Eshte nje perle e fundvitit mbase e gjithe 2017-es.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje