Demokratët e Devollit kanë pritur më kot sot Lulin tu shkonte në festën e partisë. Edhe pse i kishin njoftuar anëtarët e partisë se Luli, do mbante fjalim ai nuk erdhi. Sali-anusi që shkoi në vend të tij u detyrua t’u lexojë një letër sqaruese të Kunatit drejtuar demokratëve.
“Të nderuar demokratë të Devollit!
Në emër të Lulit ju përcjell përshëndetjet e mia me Sali-anusin.
Luli ju përshëndet nga larg dhe më autorizoi t’ju shpjegoj arsyet përse nuk erdhi dot. Siç e dini ai u kthye pardje nga Hollanda, por udhëtoi herët në mëngjes dhe kjo i ç’rregulloi sistemin e gjumit. Siç të ndodh rëndom, kur udhëton për Amerikë që nuk merr dot veten tre ditë, edhe Lulit kur çohet herët nga gjumi i ç’rregullohen oraret dhe nuk e mbledh dot veten tre ditë.
Por nuk mjaftoi kjo. Gjatë kohës që ai ishte në Hollandë, ai u angazhua shumë të rregullonte punët e shtëpisë që ishin bërë pirg. Për disa ditë rresht i është dashur t’i japë vete Rang Roverit bashkë me gruan, të ndërrojnë lulet, të blejnë ushqim për macet, dhe të rregullojnë ngrohjen që ka pas difekt.
Pas gjithë kësaj lodhjeje dhe gjumit të prishur pardje, ju desh që dje të shkonte në Fier. Ai udhëtim ishte një goditje tjetër e madhe, pasi ju desh të kthehej vonë në shtëpi në mbrëmje në orën 9 dhe nuk e kapi dot orarin e gjumit. Sot në mëngjes ai ishte si i vdekur. Unë u përpoqa ta zgjoj disa herë por nuk munda. U mundua dhe gruaja, por dështoi. Gjithë lodhja e vitit të ri dhe çrregullimi i gjumit kishin bërë punën e tyre.
Në këto kushte, unë kisha dy zgjidhje, ose t’u dërgoja Sali-anusin ose Fariun me djalin se ata gjendeshin në atë zonë. Ata më thanë jemi të zënë me Ilirin dhe kështu mendova t’u dërgoj Sali-anusin. Shpresoj t’ia kaloni mirë dhe të luteni që Luli ta kapë veten shpejt.
I juaji Kunati”!
Xhaferi i ati i kunatit, nje medioker i pa skrupuj, e njeh mire ate zone se ka qene oficer radio zbulimi ne majen e Çardhakut, maja me e larte e Moraves. Ishte vigjilent i madh se mos sulmonin monarko fashistet grek.