Kunati kërkon mirëkuptim nga Zeni në ndarjen e lekëve të Pallatit!

11 Janar 2018, 20:39Antena TEMA

Pas lajmit se Gjykata e Strazburgut iu shtoi dhe dy milionë euro të tjera për pallatin në Vlorë, Kunati kërkoi një takim me Zenin për ti ndarë ato me mirëkuptim.

-Nuk pranoj më negociata, tha Zeni. Dua pjesën time. E lamë që më takonin dy kate. Nëse për 8 kate po merrni 13 milion, për dy kate më takojnë 3,3 milionë.

-Shiko se po të mos ishte manovra e Lulit me çadrën nuk do ti merrnim kurrë dhe këto, -i tha Kunati. Mos harro që 50 mijë euro dita ishte çadra. Rama na i dha për të paguar shpenzimet e çadrës. Por ne nuk e prekëm pjesën tënde.

-Nëse nuk ma jepni të plotë pjesën, do keni problem. Babi është shumë i xhindosur. Plus më duhet se tani në fund të Janarit nisin panairet e reja të rrobave dhe do shkojmë të furnizojmë dyqanin.

-Dakord do t’i bëjmë 3 milionë,- i tha Kunati, por nuk duam probleme.

-Babi ka thënë që pjesën tjetër përveç kostove duhet ta derdhni në parti, se është investuar partia në atë pallat. Harrove që u premtuam lekët për ujësjellësin e Vlorës për lejen e pallatit…!

-Për partinë i kemi harxhuar,- tha Kunati. Ja dhe për këto paratë, do flasim me Ramën të na i japë shpejt, se na duhen për protestat. Një protestë në çdo muaj do dyqind mijë euro. Duhen dhe 44 muaj sa të vijnë zgjedhjet, aq para janë.

-Në rregull më jepni mua pjesën time e bëni si të doni. Por babi e ka merak këtë punën që duhet ti harxhoni për partinë.

-Patjetër,- tha Kunati. Ja do flasim me Ramën mos të na i vonojë dhe për partinë i kemi.

Pas bisedës me Zenin, Kunati u ndje i lehtësuar dhe u hodhi një sy reagimeve për gjyqin e fituar.

Batutën më të fortë e kishte thënë Klevis Balliu: “Kjo është fitorja më e madhe që Lulzim Basha ka arritur si kryetar opozite, i ka vënë gjobë 13 milionë euro Kryeministrit”.

 

3 komente në “Kunati kërkon mirëkuptim nga Zeni në ndarjen e lekëve të Pallatit!”

  1. ngjela minister drejtesie says:

    o legena njerez,
    po edhe me gjykaten e strazburbut guxoni te ironizoni?

  2. xhon says:

    Po si jane gjera per t’u tallur keto? Po si lejon gazeta te botohen keto gjera, nje tallje e vertete me secilin prej nesh qe jeton ne Shqiperi ? Me falni por cfare jemi ne, budallej qe duhet te tallen tere politikanet me te tera tekat e tyre, apo njerez normale qe çdo dite e mbyllin me llogarite : Sa shpenzuan sot? Po kush eshte ku palo gazetar, e se bashku me te edhe kjo gazete qe tallet me fatkeqesite tona? Po a keni degjuar ndonjehere qe gjykatat nderkombetare jane gjykatat e Shqiperise ku vendimet merren e nuk zbatohen ? Po kush do ti paguaje keto para me te cilat gazetari paska kohe te beje edhe shaka, te tallet me ne njerezit normale qe do ti paguajme deri me nje, per nje teke njerezore? Ju lutem redaktore, po mos botoni te tilla paloqalleqe, po mos u bani pra pjese e kazanit ? Turp te kete ky humorxhi fare i patalentuar , por edhe ju si redaksi qe botoni gjera te tilla .

    1. undefined says:

      Pallati eshte pa lejen e shfrytezimit nuk jepet certifikata pa lejen e shfrytezimit .Duhet te jene bere fallsifikime mbasi eshte dhene certifikata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje