Sandri program special ne TV Klan për “Vitin e Skënderbeut”

17 Janar 2018, 18:04Antena TEMA

Sot mbushen 550 vjet nga vdekja e Skënderbeut.

Meqë Sandri është nga Lezha, ka vendosur t’i propozojë qeverisë çfarë duhet bërë me rastin e “Vitit të Skëndrbeut”.

Duke filluar dhe nga angazhimet e tij personale, Sandri ka bërë disa propozime.

Meqë 17 janari është dita e vdekjes së tij, ai ka bërë një program special në TV Klan.

07:00 “Aldo Morning Show”, emision LIVE nga sheshi “Skënderbej”

10:00 Seriali turk “Rrahja e zemrës”

11:05 Rudina: Si gatuante gruaja e Skënderbeut.

12:30 Seriali turk “Ertugrul”

15:00 Seriali turk “Si ta quaj këtë dashuri”

15:45 Seriali turk “Sulltanesha Kosem”

16 30 Seriali turk “Bidai”

18:00 Seriali turk “Ertugrul”

19:30 Lajmet për “Vitin e Skënderbeut”

20:00 Dokumentar per ekipin “Skënderbeu”

21:00 Opinion: “A e helmuan Skënderbeun?”

23:00 Seriali  turk “Xhesuri dhe e bukura”

23:00 Seriali turk “Ertugrul” (Ritransmetim i serisë së djeshme)

01:00 Seriali turk “Rrahje zemre”

03:00 Seriali turk “Sulltanesha Kosem”

05:30 Seriali turk “Bidai”

07:00 “Aldo Morning Show”: Drejtpërdrejt nga kali i Skënderbeut.

Pasi paraqiti programin e tij, Sandri bëri dhe disa propozime të tjera.

E para, “Tregu çam” ku shiten mallra turke, të mbyllet dhe ai merr përsipër të sistemojë zonën dhe të bëjë një pallat.

E dyta, shkollat e kolegjit turk të mbyllen dhe ai merr përsipër t’i sistemojë nxënësit në një shkollë tjetër private.

E treat, ti jepet jehonë e fortë lajmit që ditën e vdekjes së Skënderbeut, turqit do hapin aeroportin e Vlorës

5 komente në “Sandri program special ne TV Klan për “Vitin e Skënderbeut””

  1. Sander says:

    500 vjet me Turk e 500 vjet me shkja Lufta vazhdon

  2. Runi says:

    Mendoj se Sandr Klani eshte shume ma I rrezikshem se Fadil Muslimani.
    Fadili ka infektuar ndonji budalla si veten ndersa Sander Katoliku po infekton qindra mijera.

  3. Runi says:

    Pse nuk e nxirrni komentim tim.Nuk kishte asnji fjale ofenduese si shumica e permbajtjes se komentuevsve tuaj.

  4. Guguftuja says:

    Sandri ka nje moter pak kare ne Vatikan, por besoj se e ka derguar xhaxhi Edi ?

  5. Desantino says:

    TV Klan është transformuar në TRT Turk. Në Më keq nuk shkon ku vetë me këtë Sandrin që e menaxhon një faqezi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje